TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Janar 2025, 16:46

Si Aurora Polo, nga faturiste energjie në zëvendëse e kapter Pezës te RTSH; po kërkon postin e drejtoreshës

Shkruar nga Pamfleti
Si Aurora Polo, nga faturiste energjie në zëvendëse e kapter
Aurora Pollo /

Pasi ia pa hajrin detyrës si zv/drejtore dhe drejtore e komanduar në RTSH, “ustalleshë Aurorës i është “zmadhuar stomaku” dhe po synon të bëhet Drejtoreshë e Përgjithshme, ku do ketë lidhje pazaresh me Leka Bungon, Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të RTSH, të cilin, trafikanti Gjergj Luca e quajti “kryetar i shoqatës së k**ave”...

Për të kapur postin e Drejtorit të RTSH, kanë aplikuar 10 kandidatë, që faktikisht e lakmojnë si tepsi milionash me tenderët, dietat, projektet televizie, reklamat, pagesat e radio-tevizioneve private për antenat, donacionet, shpërblimet, shpenzimet fiktive dhe punësimet me pagesë.

Një nga kandidatët për postin Drejtore e RTSH, është Aurora Polo (Daja), të cilën, ish-drejtori Alfred Peza e bëri zëvendëse të tij, për aftësinë si “ustalleshë” e fondeve me pazare brenda klanit “Peza- Bungo” dhe përzgjedhje të gocave e çunave “ekselentë” për qejfe.

Ka zëra, se Aurora Polo u emërua zv/drejtore e RTSH-së prej ndërhyrjes së Eduard Shalsit, me të cilin ka lidhje të afërta; madje me aq fuqi mbi të, sa burrin Aleko Polo e kishte emëruar Drejtor Kabineti te Ministria e Sipërmarrjes. 

Prej fillimit të muajit shtator 2024, pas dorëheqjes së kapter Alfred Pezës, “ustallesha” Aurora Polo është komanduar Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së.

Ajo po lobon e sakrifikon ta marrë këtë post, duke përdorur çdo lidhje politike e preferencë oligarkike, çdo mënyrë e “aset” që disponon, ngaqë postit drejtoreshë e RTSH-së, ia ka parë hajrin gjatë 5 muajve në këtë detyrë, por dhe gjatë kohës si zv/drejtore.

Në fakt, në RTSH ajo nuk merret me drejtimin programor, por vetëm me pazaret financiare e punësimet, sepse është dhe në dy detyra të tjera shtetërore si Drejtore Kabineti te OST, si shefe ndriçimi te Teatri i Operas e Baletit dhe me biznesin e saj privat për energjinë.

Aurora që po drejton radio- televizionin shtetëror si e komanduar, ka qenë faturiste e energjisë elektrike; kontrollore e linjave dhe shefe humbjeve të energjisë e faturave në OSHEE; menaxhere e tensionit të ulët e të lartë; specialiste e dhënies së licencave të energjisë dhe koncesioneve të HEC-ve e TEC-ve private, madje dhe shefe faturash në Albtelecom.

Por me “mjeshtërinë” e saj, nga futuriste energjie e kontrollore linjash, Aurora Polo u bë zëvendëse e kapter Pezës, ku bashkë me Leka Bungon kanë bërë batërdinë me fondet e RTSH.

Ndërsa tani që ia pa hajrin detyrës si zv/drejtore dhe drejtore e komanduar në RTSH, “ustalleshë Aurorës i është “zmadhuar stomaku” dhe po synon të bëhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH; ku do ketë lidhje pazaresh me Leka Bungon, Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të RTSH, të cilin, trafikanti Gjergj Luca e quajti “kryetar i shoqatës së k**ave”.

Por më 17 janar 2025, Aurora Polo si zv/drejtre dhe drejtore e komanduar e RTSH, është marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së e dhe prokurorët e SPAK për aferat që janë bërë në televizionin shtetëror nga grupi “Peza- Bungo” ku ka dalë dhe emri i saj./Pamfleti

 

aurora pollo drejtoresha

Lini një Përgjigje