
Pas vendimit për grabitjen e pronës me ndihmën e shefit të SHISH, Viktor Shyti, prokurorit Sabri Kastrati dhe gjyqtarit Ilir Përdeda në Lezhë, shtetasi i dëmtuar Fran Bushpepa ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore në shtëpi, ndërsa shefi i SHISH, vazhdon pazarin për të përfituar një njësi tregtare në objektin e grabitur me mashtrime…
Para disa kohësh, shtetasi Fran Bushpepa kishte një proces gjyqësor me pasojë grabitjen e pronës së tij, objekt në Lezhë, nga shtetasja Drande Përlleshi, që pretendonte se ai i kishte një borxh 6 milionë lekë, duke sajuar deklarime false.
Në skenarin për t’i grabitur tokën, u përfshi direkt shefi SHISH të Lezhës, Viktor Shyti, miku i afërt i Drane Përlleshit, duke deklaruar në gjykatë, mashtrimin se gjoja ka qenë prezent dhe ka parë, kur ajo i ka dhënë lekët Fran Bushepepës.
Pas kësaj dëshmie të rreme, shtetasi Fran Bushepepa bëri kallëzim në Prokurorinë e Lezhës, për shefin e SHISH, Viktor Shyti, ndaj të cilit filloi procedimi penal, me akuzën për mashtrim dhe deklarim te rremë në proces gjyqësor, me pasojë krijim rrethanash rënduese dhe pasoja në grabtije prone.
Përballë Oficerit të Policisë Gjyqësore, i proceduari penalisht, shefi i SHISH të Lezhës, Viktor Shyti, dha dëshmi kondradiktore për deklarimin e rremë që bëri në gjykatë, por prokurori i çështjes, Sabri Kastrati, i pushoi hetimet ndaj tij.
Pas vendimit te prokurorit për pushimin e çështjes penale ndaj Viktor Shytit, çështja u dërgua në gjykatë, ku u vendos ri-hapja e hetimit për shtetasin Viktor Shyti, me cilësinë e personit të akuzuar për deklarim të rremë e mashtrim përpëra trupit gjykues, shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm ndaj prokurorit.
Por çështja penale ndaj tij u pushua përsëri, ndërsa me ndikim të shefit të SHISH, Viktor Shyti, te gjyqtari i Lezhës, Ilir Përdeda, u realizua grabitja e pronës së Fran Bushpepës, në favor të Drande Përlleshit që mashtroi për borxhin.
Sipas dosjes, Viktor Shyti ka kryer disa vepra penale, konkretisht mashtrim, deklarim të rremë, ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publik, prokurorit e gjyqtarit.
Por ai ka shkelur dhe rregulloren e SHISH, pasi ka dhënë dëshmi në procese gjyqësore me subjekte private, pa vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të SHISH, madje nuk e ka vënë në dijeni as për procedimin penal dhe hetimin që u bë ndaj tij nga Prokuroria e Lezhës.
Pas vendimit gjyqësor, për grabitjen e pronës me ndihmën e shefit të SHISH të Lezhës, Viktor Shyti, prokurorit Sabri Kastrati dhe gjyqtarit Ilir Përdeda në Lezhë, shtetasi i dëmtuar Fran Bushpepa ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore në shtëpi, ndërsa shefi i SHISH, vazhdon pazarin për të përfituar një njësi tregtare në objektin e grabitur me mashtrime.
Personave të akuzuar përmendur në denoncim, u rezervohet e drejta për sqarimet e tyre, lidhur me këtë rast./Pamfleti
Lini një Përgjigje