Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, duhet të fillojë hetimet e të bëjë publike, të gjithë dëshmitë e Nuredin Dumanit, për lidhjet me politikanë e zyrtarë shteti, policie e drejtësie dhe shërbimet që u ka kryer e shpërblimet e marra prej tyre; një prej të cilave, emërimi i motrës së tij nga Olta Xhaçka te Zyra Sekrete e NATO-s në Ministrinë e Jashtme…
Në seancën e datës 14 janar, killeri i penduar Nuredin Dumani, deklaroi se për lirimin nga burgu në vitin 2014, kishte përdorur raport mjekësor fals, sikur i kishin mbetur pak kohë për të jetuar.
Raportin mjekësor e kishte siguruar nëpërmjet avokatit Alban Bengasi, me pagesë 40 mijë Euro te dhëndri shef klinike i vëllait të Nasip Naços, në atë kohë Ministër Drejtësie, përfaqësues i LSI.
Pas kësaj deklarate, Nasip Naço bëri këtë reagim: - Distancohem nga çdo akuzë. ftoj organet e drejtësisë, të kryejnë hetim të thelluar mbi këtë rast dhe nëse akuzat vërtetohen, duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë, por si ish-ministër nuk kam asnjë lidhje me këtë rast.
Së pari, nuk mund të themi, nëse është e vërtetë apo jo deklarata e Nuredin Dumanit për pagesën e raportit mjekësor, por sipas informacionit nga BKH, raporti me rekomandimin e dhëndrit të Naçove, i dhënë brenda 48 orëve, është në dosjen gjyqësore të lirimit të tij nga burgu.
Së dyti, në dosjen e lirimit, që tashmë e kanë BKH e SPAK, është dhe procedura për ekspertimin e përshpejtuar mjeko- ligjor të Nuredin Dumanit, nga mjeku i burgut e spitali i burgut dhe angazhimi i ekspertëve, të kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me drejtor Artur Zoton e LSI dhe me miratim të Ministrisë së Drejtësisë të drejtuar asokohe nga Nasip Naço i LSI.
Së treti, deklarata e Nuredin Dumanit në seancën gjyqësore, për lirimin nga burgu me raport mjekësor fals, të paguar te dhëndri i vëllait të Nasip Naços, nuk u bë atë çast, por sipas informacionit që ka “Pamfleti”, kjo deklaratë është në dëshmitë që ka dhënë në SPAK si i penduar, kur është pyetur lidhur me arësyet dhe mënyrën e lirimit nga burgu në vitin 2014.
Por killeri Nuredin Dumani, përveç deklaratës, se për lirimin nga burgu e ndihmuan Naçot me letra false; gjatë rrëfimit në BKH e SPAK, ka deklaruar se Ilir Meta e kishte porositur të vriste një person që e shqetësonte, madje SPAK e di emrin e atij që duhej vrarë dhe vlerën që do t’i jepte Ilir Meta.
Absurd, është mos veprimi i SPAK-ut, në rastin e dhëndrit të Naçove dhe mjekëve që nëpërmjet rryshfetit, ndihmuan Nuredin Dumanin të lirohej nga burgu me raport mjekësor fals, duke përdorur dhe institucionet që ishin në vartësi të Nasipit, ministër Drejtësie.
Sepse bëhet fjalë, për një ish-ministër Drejtësie, që prej 4 vitesh është Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare; për të cilin, Kuvendi duhet t’i kërkojë SPAK-ut infomacion ugjent dhe të mbajë qëndrim ndaj tij referuar fakteve.
Gjithashtu, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, duhet të fillojë hetimet e të bëjë publike, të gjithë dëshmitë e Nuredin Dumanit, për lidhjet me politikanë e zyrtarë shteti, policie e drejtësie dhe shërbimet që u ka kryer e shpërblimet e marra prej tyre; një prej të cilave, emërimi i motrës së tij nga Olta Xhaçka, te Zyra Sekrete e NATO-s në Ministrinë e Jashtme./Pamfleti
Lini një Përgjigje