TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Korrik 2024, 16:36

Show nuk e shpëton dot Olsin nga “Xibraka”/ Gjermanët e kanë gati dosjen, po presin SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti

Show nuk e shpëton dot Olsin nga “Xibraka”/ Gjermanët e

SPAK nuk ka nevojë të na tregojë nëse u kallëzua apo jo vëllai i kryeministrit. SPAK ka të drejtën të nisë hetimet kryesisht në bazë të të dhënave që kanë dalë...

Prokuroria e Posaçme duket se ka filluar të bëjë shou me dosjen e “Xibrakës”. Pas denoncimit të PD u rihapën hetimet, por duket se shohim lojëra a është kallëzuar apo jo Olsi Rama. Fillimisht SPAK nxori një letër për Gazment Bardhin, ku shprehej se ai nuk e kishte paditur Olsi Ramën dhe prandaj ata nuk kishin regjistruar padinë e vëllait të kryeministrit për deputetin.

Ndërkohë të premten Olsi Rama shkoi sërish në SPAK, duke dhuruar spektakël para prokurorisë. Ai shkoi për të marrë një letër nga prokuroria, ku i konfirmohej për herë të dytë se nuk kishte padi ndaj tij. Janë skena që në fakt nuk i hyjnë në xhep kujt dhe po ashtu nuk e manipulojnë dot opinionin publik.

SPAK nuk ka nevojë të na tregojë u kallëzua apo jo vëllai i kryeministrit. SPAK ka të drejtën të nisë hetimet kryesisht në bazë të të dhënave që kanë dalë. Aktualisht ka nisur një hetim me fokus se për se u mbyll fraksioni i dosjes Xibraka, mbi personin e mistershëm që nuk identifikohej dot nga policia.

SPAK po tenton të tregojë sikur po “shpik raketën”, ndërkohë që ky rast është shumë i thjeshtë. SPAK mjafton të dërgojë një letër te homologët e saj në Hanover. Laboratori i Xibrakës u zbulua nga policia e Hanoverit në Gjermani. Ata kanë përgjime, foto, video dhe të dhëna mbi të gjithë grupin që operonte. Mjafton një letër-porosi atje dhe gjithë dosja vjen në Tiranë. Aty mund të shihet qartë nëse kemi të përfshirë vëllanë e kryeministrit apo jo.

Po ashtu SPAK po heton nëse kemi dekonspirim apo mbyllje të qëllimtë të hetimeve. Hetimet janë zhvilluar nga 3 emra: Olsian Çela, Edvin Kondili e Neritan Nallbati. Mjafton të pyeten këta persona dhe ata e dinë nëse kemi të bëjmë apo jo me vëllanë e kryeministrit. Po ashtu dosja dhe fashikujt janë aty.

Nëse SPAK ka këllqe të merret me vëllanë e kryeministrit, është shumë e thjeshtë loja. Pastaj nëse duan të bëjnë shou që kjo çështje të kthehet në lojë politike, është një valle shumë e pështirë që nuk i takon SPAK-ut. /Pamfleti

Lini një Përgjigje