TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Qershor 2024, 11:25

Skandalet në Shëndetësi/ Ky është Janis, “aligatori” i Ilir Beqjes që ka gëlltitur 245 milionë Euro tenderë dhe PPP-në e Laboratorëve

Shkruar nga Pamfleti

Skandalet në Shëndetësi/ Ky është Janis,

Ai ka dhe 7 kompani të tjera, që i përdor si “kanale të zeza” për tjetërsim kapitalesh, transferim e pastrim të parave dhe kontrabandë ilaçesh e pajisjesh mjekësore dhe trafik droge; të cilat kanë qenë shpesh objekt hetimi nga Anti-krimi, Anti-trafiku, SHISH, Drejtoria e Parandalim- Pastrimit të Parave, por nuk është çuar para drejtësisë dhe nuk po ndalohet veprimtaria e tij kriminale...

Një nga 3 klientët më të preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe klanit të tij mafioz “Beqja-Manastirliu” në Shëndetësi, është Janis Karathano i kompanisë “Pegasus Sh.p.k” dhe i 7 kompanive të tjera mjekësore.

Referuar punëve të tij të pista dhe paprekshmërisë, rezulton se Janis Karathano, i njohur si oligarku i Bablokut e Ilir Beqjes, ka shumë lidhje interesash reciproke brenda dhe jashtë qeverisë e drejtësisë shqiptare me bazë krimin ekonomiko-financiar me tenderët, koncesionet, kontrabandë ilaçesh, pajisje mjekësore dhe indicie për trafik droge në ngarkesa ilaçesh.

Por deri tani, sidomos në 11 vitet në pushtet të Edi Ramës, “aligatori” Janis Karathano, vazhdon përlanë miliona Euro fonde të shëndetësisë pa garë, me letra false, mbush spitalet me ilaçe e vaksina të skaduara dhe pajisje mjekësore, zbaton kontratat e  furnizimit 30-50% të sasive dhe nuk është prekur nga prokurorët, madje prej 5 vitesh as nga SPAK.

Mafiozi Janis Karathano, është kujdesur të mos bëjë publike asnjë fotografi profili të tij, aq sa në vitet 2014-2017, u krijua dyshimi se ishte emër i sajuar nga Ilir Beqja në tenderët e shëndetësisë; por ai është person real nga Dropulli, prej 30 vitesh me shtetësi greke e jeton në Greqi, ndërsa në Shqipëri përlan tenderë.

Personi në fotografi është 74-vjeçari Janis Thoma Karathano, ose më saktë, “aligatori”  që Babloku e Ilir Beqja, vazhdojnë ta ushqejnë me miliona Euro tenderë në shëndetësi, ku kompania e tij “Pegasus Sh.p.k” është më e preferuara.

Skandalet në Shëndetësi/ Ky është Janis,

Ai ka 7 kompani të tjera të tjerë të regjistruara në Shqipëri me emërtesat “Laboratory Networks”, “AB Laboratory Solutions BV”, “Pegasus-Vet", “Pegasus-Biocides”, “Labopharma”, “Pegasus Med” e “Global Strategic Initiatives  në pronësi e ortakëri të tij me familjarë, por janë dhe maska ortakërie me pushtetarë aktualë.

Këto 7 kompani, Janis Karathano i përdor si “kanale të zeza” për tjetërsim kapitalesh, transferim e pastrim të parave dhe kontrabandë ilaçesh e pajisjesh mjekësore dhe trafik droge; të cilat kanë qenë shpesh objekt hetimi nga Anti-krimi, Anti-trafiku, SHISH, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, por nuk është çuar para drejtësisë dhe nuk po ndalohet veprimtaria e tij kriminale.

Gjatë 11 viteve në pushtet të Edi Ramës, “aligatori” Janis Karathano  ka gëlltitur në total 245 milionë Euro tenderë, dhe PPP-Laboratorët Mjekësor me vlerë 138 milionë Euro më TVSH për 10 vite, nëpërmjet kompanisë fantazmë “Laboratory Networks” të regjistruar në parajsat fiskale.

Por Janis, me urdhër të ish-ministrit Ilir Beqja në muajin janar 2014, ka marrë dhe monopolin e importit të protezave ortopedike; të 94 medikamenteve të sëmundjeve të rënda mes tyre dhe të Onkologjikut, si dhe ka 117 medikamente në listën e shitjes me rimbursim.

Maska e Ilir Beqjes e Ogerta Manastriliut në bizneset e Janis Karathano, është Nafize Bello, punësuar si koordinatore të kompania e “Pagasus” me paga mujore 30 mijë Euro dhe 100 mijë Euro shpërblime vjetore; e cila është mamaja e Shpresa Bellos, Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë./Pamfleti

janis karathano skandalet në shëndetësi ilir beqja

Lini një Përgjigje