Përveç këtij tenderi, rektori Skënder Topi ka lënë gati dhe 8 tenderë të tjerë me afate 2-4 vite, duke boshatisur fondin që i ka dhënë qeveria dhe të ardhurat nga pagesat e studentëve të Elbasanit në sistemin Bachelor e Master...
Gjatë procesit zgjedhor në universitetet shtetërore, ata rektorë që kërkonin mandatin dytë, u përqendruan për të blerë votat e pedagogëve dhe studentëve, ndërsa ata që ligji nuk i lejoi për mandatin e tretë dhe dorëzuan postet, iu futën aksionit për të shitur sa më shumë tenderë
Një ndër ta është dhe Skënder Topi, tashmë ish-Rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit; i cili në 6 muajt e fundit të qëndrimit në detyrë janar-qershor 2024, pothuajse e braktisi drejtimit akademik dhe u përqendrua te pazaret ekonomike.
Tenderin e fundit, rektori Skënder Topi e finalizoi më 11 qershor 2024, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve dhe përfundimit të mandatit, duke “i rënë me top” një fondi 600 mijë Euro, për shërbimin e policisë private në universitetin e Elbasanit.
Ky tender u zhvillua me procedurë të përshpejtuar e pa garë, duke ia dhënë me 100% të vlerës së fondit limit, firmës “UEVI-2015 Sh.p.k” të mikeshës së tij Fatbardha Rokaj; si gjoja nevojë emergjente për të garantuar shërbimin e policisë private.
Në fakt, vlera e tenderit është afro 1.2 milionë Euro me TVSH për 2 vite shërbim me polici private, por rektori Skënder Topi ka përdorur marifetin e ndarjes në dy pjesë me mini-kontrata nga 1 vit, duke e nisur me kontratën e parë 600 mijë Euro dhe pjesën e dytë garantuar po firmës “UEVI-2015 Sh.p.k”.
Këtë tender e ka firmosur më 11 qershor 2024, kur sipas ligjit, 2 muaj para përfundimit të mandatit, rektorët nuk kanë të drejtë të firmosin akte financiare, përveç pagave të punonjësve dhe ndonjë shpenzimi emergjent, ndërsa shërbimi i policisë private nuk është emergjencë, sepse kontrata ekzistuese është deri në muajin shtator.
Përveç këtij tenderi, rektori Skënder Topi ka lënë gati dhe 8 tenderë të tjerë me afate 2-4 vite, duke boshatisur fondin që i ka dhënë qeveria dhe të ardhurat nga pagesat e studentëve të Elbasanit në sistemin Bachelor, Master etj.
Ndërsa rektorja e re Elvira Fetahu e zgjedhur më 21 qershor, do ketë detyrë të bëjë pagesat e tenderëve që ka dhënë ish-rektori Skënder Topi kundrejt pazareve; për të cilët kanë nisur hetimet me indicie raportet e KLSH-së dhe denoncimet nga studentët, stafi i universitetit e kompanitë që janë skualifikuar padrejtësisht./Pamfleti
Lini një Përgjigje