Komisioni parlamentar “Braçe”, është një strukturë speciale për të survejuar, kërcënuar, gjobitur, bllokuar e kallëzuar penalisht, ato media, botues e gazetarë, që do dënojnë aferat korruptive e anti-kombëtare të krerëve të pushtetit dhe përfshirjen në veprimtari të paligjshme të kryeministrit, ministrave, deputetëve, zyrtarëve të lartë e familjarëve të tyre...
Siç kuptohet, Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, nuk i ka ecur skenari për të kërcënuar, frikësuar, rekrutuar dhe goditur mediat e lira, nëpërmjet komisionit të posaçëm “kulaç e kërbaç”.
Duke e servirur si gjoja “merak kundër dezinformimit dhe ndikimit rus në Shqipëri”, ai ngriti këtë strukture anti-kushtetuese kundër medias, që do veprojë me gjurmime e ndëshkime nëpërmjet policisë, SHISH, tatimeve, AMA, AKEP dhe Agjencisë së Medias në Kryeministri.
Babloku thotë, se ky komision do luftojë dezinformimin dhe ndikimet e huaja në proceset demokratike; kur faktikisht, demokracinë e ka shkatërruar vetë Edi Rama me mediat që i ka blerë me leje ndërtimi, licenca e tenderë, duke vepruar si autokrat.
Kundër kësaj strukture parlamentare, kanë dalë SHBA, Këshilli Evropës dhe organizmat drejtuese ndërkombëtare të medias; të cilët, i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe krye parlamentares Lindita Nikolla, të mos përdorin metoda e mekanizma të tillë anti- kushtetues e anti-demokratik kundër fjalës së lirë në media.
Shenjën e tërheqjes së Edi Ramës para ndërkombëtarëve, po e jep fakti se 2 javë pas krijimit, komisioni anti-media nuk është ngritur akoma, mbasi kryetari Erjon Braçe nuk po e mbledh.
Ndërsa ish-hetuesi i diktaturës, Fatmir Xhafaj, vërtetuar si eksponent i grupeve mafioze dhe vëlla i një krye trafikanti droge të burgosur në Itali; brenda 24 orëve konstituoi komisionin që do tentojë të paralizojë SPAK-un, GJKK-në; KLSH-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, madje u ka dërguar shkresat për të dhënë llogari para tij e 5 deputetëve të PS-së.
- Përse Erjon Braçe, nuk po e mbledh komisionin “kobure” të Bablokut, kundër mediave të lira?
- A është tërhequr Babloku në heshtje, pas ultimatumit të SHBA-BE për të mos prekur mediat?
Sepse janë mediat e pushtetit dhe vetë Babloku, që dezinformojnë për interesat e tij; dhe janë të lidhur me qarqet mafioze ruse, kineze, meksikane, turke, serbe, rumune e hungareze në banka, telefoni, koncesione, parajsat fiskale, kulla, resorte, kazino, monopole e pastrim parash.
P.sh., komisioni “Braçe” do quaj dezinformim, faktin që “Pamfleti” denoncon lidhjet e kryeministrit me kartelin “Sinaloa” dhe më shumë trafikantë e vrasës me pagesë si Pëllumb Gjoka, Lul Morina, Gjergj Luca, Roland Ziu etj., të cilëve u ka dhënë miliarda Euro pasuri.
Nëse komisioni anti- media do futet në veprim, do godasë ato media, që do thonë se ka dyshime, që kryetari Erjon Braçe është pjesë e qarqeve të errëta të grupit Gaz Demi e Olsi Rama, ose që Braçe që ka firmosur 45 vendime për toka dhe plazhe duke iu a dhënë oligarkëve, ministrave e trafikantëve.
Anëtare komisioni është Mimi Kodheli, e cila do quaj dezinformim dhe do godasë mediat, që do publikojnë faktin, se Mimi kur ishte ministre, fikte radarët për të kaluar skafet me drogë dhe përdorte anijet e ushtrisë për trafiqe e kontrabandë.
Kështu mund të veprojë dhe anëtari tjetër Pandeli Majko, nëse do ti publikohet fakti, që kur ishte kryeministër e ministër i Mbrojtjes, i dhuroi Mihal Deligrogjit 130 milionë Euro tanke të ushtrisë dhe keqpërdori 50 milionë USD taksë solidariteti të Rrugës së Kombit.
Anëtari tjetër i komisionit anti-media, Bledar Çuçi, do godasë ato media, që do publikojnë faktin, se kur ishe ministër ka bërë biznese e ortakëri, me trafikantë droge dhe mbushi policinë e ministrinë me eksponentë të botës së krimit./Pamfleti
Lini një Përgjigje