Nëse komisioni “Xhafaj” e ka reale luftën kundër korrupsionit, le të çojë në parlament, raportet e KLSH e të bëjë kallëzim penal në SPAK, për vjedhjet e kryeministrit Edi Rama, të sekretarit Engjëll Agaçi e ministrave të kabinetit...
Vetëm në Shqipëri, ka ndodhur që qeveria dhe parlamenti i mbushur me hajdutë, kanë krijuar komision anti- korrupsion, sikur të korruptuarit janë “Ufo” e jo ministrat aktualë dhe deputetë ish- ministra, ish- kryebashkiakë e ish-drejtorë qendrorë që kanë bërë batërdinë në vjedhje.
Madje ky komision anti-korrupsion, drejtohet nga Fatmir Xhafaj ish-ministri që i “ka nxjerrë ujë të zi” tenderëve, lejeve të ndërtimit, kullave, licencave e zhvatjeve me zyra përmbarimore e noteriale dhe vëlla i trafikantit të drogës, ende në burg në Itali.
Ndërsa anëtarë komisioni, janë ish-ministra të zhytur në vijojnë me lobe korruptive, si Eduard Shalësi, Evis Kushi, Etilda Gjonaj dhe deputetë si Klotilda Bushka e Toni Gogu, që kanë përfituar miliona ryshfete nga lobime ligjesh klienteliste dhe me bizneset e shoqatat e tyre.
Asnjë shqiptar e partner ndërkombëtar nuk beson, se korrupsionin do ta luftojnë këta “ushtarë” të bindur të PS, të varur e të emëruar nga krye pazarxhiu Edi Rama, por dhe që kanë bashkëshortë, fëmijë, dhëndurë, kunata e kunetër, të punësuar shefa në gjithë nivelet qendrore të pushtetit.
Por dhe vetë anëtarët e komisionit anti-korrupsion “Xhafaj”, janë të zhytur personalisht e në grupe, në afera me tenderë, PPP, licenca. leje ndërtimi, dhurime tokash, pyjesh e burimesh ujore, në detyrat ministrore që kanë pasur dhe në bashkëveprim me ministrat e drejtorët.
Për të krijuar bindje, se do ta luftojnë vërtetë korrupsionin e tyre dhe të shefave e familjarëve të tyre, kryetari Fatmir Xhafaj, ekzemplar i korrupsionit dhe lidhjeve familjare më trafiqet e grupet kriminale, u ka dërguar njoftim për kontroll, institucioneve të pavarura anti-korrupsion.
P.sh., ai i kërkon KLSH-së, Komisionit të Prokurimit Publik, Inspektoratit të Deklarim-Kontrollit të Pasurive, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare e Autoritetit të Konkurrencës, të japin llogari para komisionit parlamentar, lidhur me të dhënat e korrupsionit që kanë zbuluar.
Kemi të bëjmë me show e demagogji kundër korrupsionit, sepse parlamenti i ka raportet e KLSH-së me fakte e emra për korrupsionin e kryeministrit, ministrave, krye bashkiakëve, drejtorëve të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, tatimeve, doganave, Rrugëve, “Albcontrol”, Albpetrol, FSHZH, OSHEE, OST, Transportit Rrugor, Porteve Detare, Policisë e Ushtrisë.
Nëse komisioni “Xhafaj” e ka realisht luftën kundër korrupsionit dhe nëse ka liri veprimi apo këllqe para Bablokut e ministrave, le të çojë në SPAK raportet e KLSH-ës, të shoqëruar me kallëzime penale dhe të kërkojë largimin e hajdutëve nga zyrat e qeverisë.
Të kërkojë shkarkimin dhe të kallëzojë në SPAK, kryetaren e ILDKP, Evgjeni Bashari; që fsheh pasuritë e zyrtarëve të qeverisë, policisë, ushtrisë, drejtësisë dhe nuk i çon ata para drejtësisë.
Të kërkojë shkarkimin e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba dhe Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, që janë “monstrat” e korrupsionit me monopolet e çmimeve në treg dhe lejimin e vjedhjeve me tenderët.
Të çojë në parlament, raportet e KLSH dhe të bëjë kallëzim në SPAK, për vjedhjet e kryeministrit Edi Rama, të sekretarit Engjëll Agaçi e ministrave dhe të ish-ministrave e drejtorëve qendror.
Ndryshe, të luaj rolin që i ka ngarkuar “Ali Baba” i qeverisë, për demagogji me luftën kundër korrupsionit dhe për të futur nën kontroll institucionet e pavarura dhe SPAK-un, që të garantojë emrin në listën e deputetëve më 2025./Pamfleti
Lini një Përgjigje