Mos marrja në hetim e Artan Lames, shpjegohet me shumë denoncime, që thonë se përveç ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, që ka marrë troje me letra false; ka dhe prokurorë tjerë të SPAK e familjarë të tyre, që kanë përfituar pasuri të paligjshme nga pazaret me “ushtar” Lamen...
10 vite batërdi në Kadastër, SPAK lë Artan Lamen të gëzojë i qetë pasuritë e milionat e tij...
Nuk ka asnjë sinjal hetimi nga SPAK-u, për ish- Drejtorin i Kadastrës, Artan Lame, i cili prej 10 vitesh komandoi legalizimet e ndërtimeve pa leje, kthim-kompensimin e pronave dhe hipotekën, me një skemë falsifikimi regjistrash e vjedhjesh masive.
“Ushtar” Lamja i mafies së pasurive, sidomos në bregdetin Velipojë- Ksamil e brenda qyteteve Tiranë, Durrës, Kavajë, Shëngjin, Vlorë, Korçë, Elbasan, Sarandë etj., u shkarkua nga detyra më 9 mars 2023, me një skenar të Edi Ramës për ta shmangur nga përgjegjësia e për ta lënë në heshtje.
Duket sikur paprekshmëria e “ushtar” Lames, është marrëveshje e Edi Ramës me shefat e SPAK, mbasi SPAK po qëndron në heshtje, duke mos marrë as në pyetje ish-drejtorin krye falsifikator e krye hajdut, vërtetuar me denoncime, raporte të KLSH e dëshmi vartësish të arrestuar.
Megjithëse Artan Lame dhe ish-vartësit e tij, 210 prej të cilëve janë ende shefa në zyrat e kadastrës; kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për ish-drejtorin Artan Lame, duke e lënë të qetë e të lirë, të gëzojë pasuritë e milionat që ka vjedhur.
Nëse ka një ish- drejtor të qeverisë “Rama”, që duhej të ishte në burg dhe i sekuestruar deri te br*kët; ky është Artan Lame, ish-drejtori i ALUIZNI-t, kthimit të pronave e hipotekës.
Sepse SPAK, ka prova dhe raporte e ekspertime ligjore, që vërtetojnë se gjatë 10 viteve, Artan Lame ka shkatërruar, falsifikuar e zhdukur genplane, planimetri, harta, certifikata e regjistra hipoteke, emra pronarësh legjitim, sipërfaqe tokash, trojesh e objektesh, duke bërë pronarë politikanë, qeveritarë, zyrtarë drejtësie, policie e kriminelë.
Më 18 qershor 2022, pas arrestimeve në kadastrat Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, u konstatua se nga 2342 regjistra në Tiranë, vetëm 250 janë të pa dëmtuar, ndërsa 1100 regjistra janë zhdukur; qindra faqe janë hequr, zëvendësuar, grisur, e falsifikuar nga banda e Artan Lames.
Anti-krimi konstatoi, se 11 mijë e 230 faqe të lëna bosh dhe 1800 dosje të falsifikuara në emra pronarësh e sipërfaqesh në Tiranë, Vlorë, Durrës, Kavajë e Lezhës, bazuar në rendin numerik e kohor, janë bërë pas 26 marsit 2019, periudha pas emërimit të Artan Lames, drejtor kadastre.
Se çfarë zullumesh ka bërë Artan Lame deri më 10 mars 2023 kur Edi Rama e largoi nga detyra, këtë e zbuluan 8 grupe prokurorësh, të cilët më 20 qershor 2022 nisën verifikimet në regjistrat e kadastrave të rretheve përkatëse, por befas e ndërprenë hetimin më 25 gusht 2022.
Mos marrja në hetim e Artan Lames, shpjegohet nga shumë denoncime, që thonë se përveç ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, që ka marrë troje me letra false; ka dhe prokurorë tjerë, që kanë përfituar nga pazaret me “ushtar” Lamen.
Është absurde, që SPAK ka marrë nën hetim 132 drejtorë shefa e specialistë të zyrave kadastrale por nuk ka marrë në pyetje kokën e bandës, Artan Lame e nuk ka nisur hetim pasuror ndaj tij.
Megjithëse brenda Gardës së Republikës te Parku i Liqenit të Tiranës, ai ka nisur investimin e resortit “AHC-Mirela” (emri i gruas) me vlerë 3 milionë Euro, por ka dhe shumë pasuri në bregdetin e jugut, Tiranë, Korçë, Durrës, të cilat po i gëzon në qetësi të plotë./Pamfleti
Lini një Përgjigje