TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Qershor 2024, 21:00

Prokuroria kërkon heqjen e licencës për avokatin e Salillarit, oligarku nis pazaret për të korruptuar Dhomën e Avokatisë

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria kërkon heqjen e licencës për avokatin e Salillarit,

Salillari ka mbushur çantën me paratë e korrupsionit me tendera dhe paratë e ndërtimeve pa leje, si dhe ka nisur pazaret nëpër Tiranë, me qëllim për të blerë përfaqësues të Dhomës së Avokatisë që kanë në dorë fatin e ushtarit të Salillarit, Kostika Çobanaqi.

Prokuroria e Beratit ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për Kostika Çobanaqi, avokat i oligarkut Pëllumb Salillari, i cili nuk ka respektuar bojkotin 3-ditor të avokatëve për Sokol Mëngjesin.

Ish gjyqtari i përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia si i korruptuar, Kostika Çobanaqi, i kthyer në avokat, i njohur edhe si avokati i oligarkut dhe ish faturinos Pëllumb Salillari, ka përfaqësuar në datë 5 qershor 2024, oligarkun Salillari në një çështje penale për “fyerje / shpifje”, me palët: i akuzuar Lefter Maliqi dhe akuzues Pëllumb Salillari.

Ndërkohë, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë në datë 4 qershor 2024 kishte vendosur bojkotimin e të gjitha proceseve dhe seancave gjyqësore civile, penale dhe administrative për datat 5, 6 dhe 7 qershor 2024, në shenjë proteste dhe solidarizimi me avokatin Sokol Mëngjesi, i cili u dhubua barabarisht në ish Bllok.

Në këtë kushte, Prokuroria i ka kërkuar Dhomës së Avokatisë dhe Komitetit të Disiplinës së Dhomës së Avokatisë marrjen e masave për avokatin Kostika Çobanaqi, i cili edhe kur ishte gjyqtar përfaqësonte interesat korruptive të Salillarit.

Ish gjyqtari i përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia si i korruptuar, Kostika Çobanaqi, rrezikon të humbasë licencën e avokatit.

Komiteti Disiplinor do të mblidhet në 20 qershor 2024, për të vendosur për avokatin e Salillarit.

Ky rrezik ka vendosur në lëvizje oligarkun Pëllumb Salillarin, padronin e ish gjyqtarit Kostika Çobanaqi.

Prapaskena është sinjalizuar se Salillari ka mbushur çantën me paratë e korrupsionit me tendera dhe paratë e ndërtimeve pa leje, si dhe ka nisur pazaret nëpër Tiranë, me qëllim për të blerë përfaqësues të Dhomës së Avokatisë që kanë në dorë fatin e ushtarit të Salillarit, Kostika Çobanaqi.

Nuk është më sekret që oligarku Pëllumb Salillari ka krijuar një ushtri me policë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë, ekspertë etj., të cilët i paguan me paratë e korrupsionit për të siguruar përfitime të paligjshme si dhe për të mbrojtur nga ndëshkimi aferat korruptive, krimet mjedisore etj.

Ftojmë Byronë Kombëtare të Hetimit të hetojë se cilat janë arsyet që detyruan ish gjyqtarin Kostika Çobanaqi që ia mbathi nga drejtësia, duke evituar Vetingun.

Çfarë pasurishë ka ish gjyqtari Kostika Çobanaqi dhe nëse i justifikon me të ardhurat e ligjshme?

Sa vendime ka marrë Kostika Çobanaqi në favor të oligarkut Pëllumb Salillari? Për çfarë çështjesh?

A janë dëmtuar interesat e shtetit?

A kanë vjedhur ish gjyqtari Kostika Çobanaqi dhe Salillari pasuritë dhe paratë publike, duke përdorur çekiçin e drejtësisë në dorën Çobanaqit? Vijon…/Prapaskena

Prokuroria kërkon heqjen e licencës për avokatin e Salillarit,Prokuroria kërkon heqjen e licencës për avokatin e Salillarit,

salillari avokat licence dhomën e avokatisë

Lini një Përgjigje