TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Qershor 2024, 11:33

Media dhe SPAK në “trikëmbëshin” e pushtetit; komisionet Xhafaj- Braçe si “kobure” në duart e Bablokut

Shkruar nga Pamfleti
Media dhe SPAK në “trikëmbëshin” e pushtetit;
Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj /

Është e pritshme, që dy komisionet të drejtuar nga Fatmir Xhafaj e Erjon Braçe, përveç urdhrave nga Edi Rama, të marrin porosi për të goditur mediat e SPAK-un, edhe nga Olsi Rama, Amant Josifi, Geron Xhafa, Gaz Demi, Gjergj Luca, Pëllumb Salillari, Artan Dulaku, Lenc Gjikuria dhe Luftar Hysa e Besnik Lulaj të katerlit meksikan “Sinaloa”, sepse këta janë pjesë e pushtetit...

Skenari, urdhri, harbimi dhe nxitimi i Edi Ramës, për të krijuar e hedhur në veprim dy komisionet kundër medias e drejtësisë, është panik dhe veprim i një shtetari të zhytur në krime, që nxiton të bllokojë denoncimet publike dhe të ndalojë hetimet për të e klanin mafioz.

Ditën e enjte, deputetët e PS si “një tufë delesh”, votuan futjen në veprim të komisionit Anti-SPAK dhe komisionit Anti-media, që do gjurmojë, hetojë, kërcënojë dhe do ndëshkojë me gjoba e do mbyll, mediat që do denoncojnë aferat dhe trafiqet e kryeministrit Edi Rama, familjarëve, ministrave, oligarkëve e mafiozëve me të cilët ka lidhje.

Këto dy komisione, të drejtuara nga dy “jenicerët” Fatmir Xhafaj e Erjon Braçe, dhe të përbërë nga deputetë “zara” si Eduart Shalsi, Bledar Çuçi, Toni Gogu, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Evis Kushi, Mimi Kodheli etj., çdo veprim do ta bëjnë me urdhër të Bablokut.

Ata do jenë tellallë e “kobure”, që do godasin vetëm ato media, të cilat kryeministri Edi Rama do t’i  piketojë si “armike”, duke maskuar sulmin pas gjoja dezinformim me ndikim rus; kur mafies ruse dhe oligarkëve të Vladimir Putinit, u ka dhënë leje për resorte, kulla, licenca për banka, telefoni celulare dhe i ka ortakë me vëllain, ministrat e oligarkët.

Pra, mediat që nuk do lëpihen apo nuk do heshtin përballë aferave të qeveritarëve, do sulmohen me metodat, mënyrat dhe mjetet që Babloku ka përcaktuar në kompetencat e komisionit hetimor “Braçe”.

Të njëjtën gjë, do bëjë kundër institucioneve të drejtësisë nëpërmjet komisionit “Xhafaj”, me objekt kryesor goditjen kundër SPAK-ut, për të marrë nën kontroll veprimtarinë e këtij institucioni, që heton zyrtarët e shtetit, dhe që tashmë është afruar te Edi e Olsi Rama.

SHBA-BE kanë dhënë alarmin, për sajimin dhe ngritjen e këtyre dy komisioneve kundër lirisë së medias e pavarësisë së SPAK-ut, ngaqë kanë konstatuar, se mafia qeveritare, do mbysë fjalën e lirë dhe do shpërbëjë drejtësinë e re, dy kolonat e shtetit të së drejtës.

Sepse media e lirë dhe drejtësia e pavarur tmerrojnë Edi Ramën, mbasi ai synon të sundojë Shqipërinë në qetësi të plotë e i paprekshëm, duke mos lejuar të publikohen dhe hetohen e ndëshkohen, aferat që ka bërë e do bëjë me klanin e tij mafioz.

Është e pritshme, që dy komisionet “Gestapo” të drejtuar nga Fatmir Xhafaj e Erjon Braçe, përveç urdhrave nga Edi Rama, të marrin porosi për të goditur mediat e SPAK-un, edhe nga Olsi Rama, Amant Josifi, Geron Xhafa, Gaz Demi, Gjergj Luca, Pëllumb Salillari, Artan Dulaku, Lenc Gjikuria dhe Luftar Hysa e Besnik Lulaj të kartelit meksikan “Sinaloa”.

Sepse me këta e shumë si këta, Edi Rama bashkëpunon prej vitesh, ka ndarë e po ndan pasuritë publike dhe ka qëndruar e do të qëndrojë në pushtet edhe më 2025-ën, pa pasur përballë mediat e lira dhe SPAK-un e pavarur./Pamfleti

braçe xhafaj spak media kobure babloku komisione

Lini një Përgjigje