Ish-Zv/kryeministri duhet të bëhet dëshmitar i mbrojtur me fuqi të madhe, e të mos lihet në gojën e ujqërve të Bablokut...
Edi Rama, menjëherë sapo e mori vesh që Arben Ahmetaj ka folur për lidhjet e tij me krimin, nuk ju dridh qerpiku dhe i dërgoi një mesazh mafioz nga valët e RAI-t.
Ndërkohë mbrëmë Blendi Fevziu publikoi një video ku ish-zv/kryeministri ishte filmuar duke ecur në një stacion treni në Zyrih, e fiksuar një natë përpara, me 5 qershor. Madje edhe Fevziu e nënvizoi, duket jo rastësisht, se sa njerëz i ka vënë mbrapa Edi Rama “Tigrit”.
View this post on Instagram
E gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një skandal i madh. Rama, publikisht e ka pushkatuar njeriun e afërt të tij, e pret ta bëjnë këtë konkretisht njerëzit, të cilët i ka ndërsyer.
Gjëja më normale në këtë situatë, do të ishte që jo vetëm shteti zviceran, por edhe EUROPOL ta marrë nën mbrojtje Ahmetajn. I cili është i kërcënuar në çdo hap që bën.
Natyrisht Edi Rama, e di që edhe një qime floku po t’i preket Arben Ahmetajt, ai është i akuzuari kryesor. Ndaj nuk i leverdis që ta agresojë, por ta shantazhojë, ta thyejë e më pas të ndryshojë.
Sepse çdo person është qenie humane, ka familje, njerëz, rreth, të dashur, të cilët janë të ekspozuar përballë çdo lloj sulmi. Rama kërkon që ta vendosë Ben Ahmetajn kundër njerëzve të tij, rrethit, familjes, miqve që “pse kruhesh, rri rehat, kemi jetën tonë”.
Ky është vetëm hapi i parë, dhe agresioni më i “butë i mundshëm”, pasi sipas gjasave nëse Arben Ahmetaj ecën në rrëfimin e tij më shumë, do të shohim një agression edhe më të madh sipas shkallës.
Nëse Partia Socialiste sot është impotente dhe nuk e mbron një politikan me përvojë të saj, opozita duhet të marrë në mbrojtje ish-zv/kryeministrin. Sali Berisha e ka thënë i pari, por duhet ta thonë të gjithë. Nëse i preket një qime floku Arben Ahmetajt, atëherë përgjegjësinë e ka Edi Rama. Por opozita nuk mund të mbetet në kuafrin e fjalëve. Të gjithë deputetët e opozitës, duhet të firmosin një dokument të përbashkët drejtuar ambasadës së SHBA dhe vendeve të BE-së, ku të theksojnë se jeta e Arben Ahmetajt është në rrezik. Ish-Zv/kryeministri duhet të bëhet dëshmitar i mbrojtur me fuqi të madhe, e të mos lihet në gojën e ujqërve të Bablokut.
Nëse nuk bëhet zyrtarisht, nuk ka sesi komuniteti ndërkombëtar të lëvizë. Pasi duhet një kërkesë formale dhe shkresore. Nuk bëhet fjalë që Ahmetaj të ketë një status azilanti, duhet të ketë më shumë, statusin e një personi të mbrojtur. Që së paku, çfarë di, ta rrëfejë i lirë, pa pasur frikën se i preket familja. E ndaj edhe familja e Arben Ahmetajt duhet marrë në mbrojtje sa më parë./Pamfleti
Lini një Përgjigje