
Hyn në SPAK me duar në xhepa, injoron gjithë ata që dyshojnë se ka blerë drejtësinë dhe del nga atje ngarkuar me valixhe.
Nuk po ngjit mendimi se po nuk je hajdut, nuk shkon në SPAK.
Ata që hyjnë e dalin shpesh nga aty, para mikrofonëve flasin për kafetë, miqtë, bisedat që ç’i duhet publikut për çfarë, intervista me pikëpyetje para e mbrapa, pasi nuk botohen kurrë, vishta me bishta ngado t’i kapësh të korrat e këtyre.
Të rejat i publikojnë, të lashtat i konservojnë.
Fërkohen si maçokët para mikrofonëve, korrin oriz kinez për dhëmbët e pa larë të masivit shkëmbor që prej vitesh vazhdon rrokulliset nga Olimpi drejt kanioneve ku Peshqit e Mëdhenj akomodohen plantacioneve panoramike të pasurive tona, dhe ende s’po grimcohen.
Edi Rama paska qenë shkëmb graniti në kantinën e kontratës kontradiktore, të firmosur mes Ëngjëll Agaçit dhe shërbimeve të huaja për luftën kundër korrupsionit.
Konspiracioni i komplotistëve nuk është mësim për sot, prandaj po e ulim pak “tytën”.
Tytën e tastierës, se për luftë me agresorët nuk jemi as Zelensky të presim ndihma, as Netanyahu të lëshojmë lemzën në mushkëritë e cilitdo lemeritet nga ëndrrat që po tregon Presidenti Donald Trump, rrugës me pengesa për në Shtëpinë e Bardhë.
Triumfi i Presidentit Trump po pastron njollat e pista të pistës së vrapimit plot pluhur.
E bardha që shohin fshatarët tanë, struket e frikësuar pas rrjetës së zezë që po e shtrydh Ilir Beqaj, se aq larg nuk u funksionon ende shikimi.
Kështu, në vend të djathit, le të ngopen me hirrë deri në 5 nëntor.
Milioneri mik i Bablokut, pasi ka abuzuar me procedura financiarisht në mbi 120 milionë Euro, me koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, 22 dokumente që janë aty në dosje, firmosur kontratën koncensionare dhe preventivin e sterilizimit me kosto 118 herë më të lartë se ajo reale për njësi seti kirurgjikal, SPAK as i ka ngritur akuzë për korrupsion, as i ka përlyer qytetarinë mafioze.
Hyn në SPAK me duar në xhepa, injoron gjithë ata që dyshojnë se ka blerë drejtësinë dhe del nga atje ngarkuar me valixhe.
Pra, askush nuk e ka parë të çojë në SPAK valixhe me dollarë, por të marrë me valixhe fashikuj të akuzave ndaj tij e ti studiojë.
Me çanta po, ka hyrë e ka dalë shumë herë, po kjo nuk ka bërë lajm, pasi ngjante si turist ditor.
Sa herë del nga SPAK-u jep përshtypjet, flet si mësuesi për nxënësit.
Le të mendojnë shqiptarët ç’të duan, Altin Dumani ka deklaruar se aty nuk bëhen gabime, pasi mbi dosje të kriminelëve punojnë edhe ekspertë të FBI-së.
Pra, nuk ka fare rëndësi se Beqaj shet mend sikur do korigjojë ndonjë gabim të mundshëm të hetimit, se edhe nëse hyn me valixhe në SPAK, letra ka, jo para.
Pastaj paranë letër këta nuk e përdorin shumë.
Kur përdorin Bitcoin ca merhumë, pse qeveritarët dhe prokurorët të mos bëjnë si misteriozë e të ngjallin diskutime edhe mbi FBI dhe valixhet që fut e nxjerr nga SPAK-u sheiku Ilir Beqaj.
Lini një Përgjigje