TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Qershor 2024, 11:03

Familja e Edi Ramës, prej 2 vitesh në hetim special nga FBI e BKH

Shkruar nga Pamfleti
Familja e Edi Ramës, prej 2 vitesh në hetim special nga FBI e BKH
Familja kryeministrore /

Ky hetim, konsiston te oligarkët e ndërtuesit, me të cilët kryeministri Edi Rama ka lidhje të ngushta dhe u ka dhënë licenca, PPP, fonde e pasuri publike...

Pse nuk thirret Edi Rama nga SPAK, kur shumë vendime qeverie, ligje e akte normative, vërtetojnë se ai është i zhytur në të gjitha aferat me fondet e pasuritë shtetërore?!

Kjo pyetje, vazhdon të bëhet prej muajit qershor 2020, kur SPAK rihapi hetimin për Check-up, sterilizimin, landfillet, Xibrakën, dosjen Mcgonigal dhe portet detare Sarandë e Durrës.

Thirrja, arrestimet dhe marrja nën hetim e shumë zyrtarëve të kabinetit qeveritar; por mos thirrja e Edi Ramës, për të njëjtat afera ku ka firmosur si kryeministër e Kryetar i Këshillit të Territorit, ka krijuar perceptimin se shefat e SPAK urdhërohen e përdoron nga Edi Rama.

Por, prej pritshmërisë te SPAK-u; perceptimi për mos thirrjen e Edi Ramës, është perceptim pa baza, sepse Edi Rama është futur në hetim intensiv e me themel, për shkak se është kryeministër i një vendi të NATO, i lidhur me disa organizata mafioze shqiptare e ndërkombëtare.

Sipas një informacioni nga burime brenda BKH-së, “Pamfleti” ka mësuar, se prej 2 vitesh, kryeministri Edi Rama dhe familjarët e tij, po hetohen me një proces special, të veçantë e të thelluar nga FBI dhe një ekip konfidencial agjentësh të përzgjedhur të BKH-së.

Lidhjet Edi Ramës me botën e errët, po hetohen në konfidencialitet të plotë, vetëm nga ekspertë të FBI e shërbimeve të tjera amerikane, ngaqë detyra si kryeministër, i ka dhënë akses në marrjen e informacioneve sekrete nga agjencitë shqiptare, FBI, DEA; NATO, EUROPOL etj.

Ndërsa hetimi i FBI- BKH, ka si linjë përfshirjen e tij dhe 4 familjarëve në aferat ekonomike-financiare, mbështetur në dosjet që tashmë janë publike e disa janë në proces hetim-gjykimi.

Në proces hetimi nga FBI e BKH me “dyer të mbyllura”, janë Edi Rama, Lindita Rama, Olsi Rama, Gregor Rama e Rea Xhillari, të cilët po hetohen, për pasuritë që kanë vënë prej vitit 2001, por me epiqendër vitet 2013-2024, për të zbuluar nëse kanë përfituar fonde, pasuri dhe nëse kanë pjesë të padukshme, ose përfaqësim juridik nëpërmjet personave të tretë e të besuar.

Në nëntor 2023, hetuesit e FBI-BKH, kanë përfunduar skedimin e tenderëve mbi 500 mijë Euro, objektet, tokat, trojet, plazhet, koncesionet, licencat, lejet e tokat për pallate, kulla e resorte, që ka dhënë Edi Rama direkt, ose duke autorizuar vartësit në kryeministri e nëpër bashki.

Janë zbuluar shumë pasuri personale, familjare e të ndërmjetme, të pa deklaruara dhe të deklaruara me mashtrim të dhënash, të cilat i kanë pak në Shqipëri shumë jashtë vendit, të regjistruara me emra të tjerë dhe me përfaqësim në banka e parajsat fiskale.

Paçka, se Edi Rama ka hequr nga formulari Olsi Ramën e Rea Xhillarin, këta janë nën hetim pasuror, dhe sipas informacionit, rezulton se Olsi ka pasuri në SHBA, Serbi, Turqi e Francë; por dhe Rea Xhillari, ka pasuri brenda e jashtë vendit, të vëna në këto 11 vite.

Një gjurmë pastrimi parash, është zbuluar në deklarimin e Gregor Ramës, kryer nëpërmjet logos së firmës së tij “Magenta Sh.p.k”; ku rezulton, se këtë firmë djali i kryeministrit e ka krijuar më 16 prill 2018, ndërsa pas 7 muajsh, më 1 nëntor 2018 e mbylli dhe nuk e ka në aktivitet.

Familja e Edi Ramës, prej 2 vitesh në hetim special nga FBI e BKH

Por prej vitit 2019 e deri në vitin 2023, megjithëse e ka mbyllur këtë biznes, Gregor Rama, ka deklaruar llogari bankare, blerje apartamentesh; zyrash, studiosh e garazhe te disa ndërtues, për të cilat, thotë se i ka blerë nga të ardhurat e shitjes së shumë pikturave e instalacioneve, me çmime 42 mijë, 75 mijë e 100 mijë Euro.

Gjithashtu i janë zbuluar dhe pasuri të tjera në Tiranë, në bregdetin jugor, në Paris e SHBA, të fshehura në emra personash të tjerë; hetim që po bëhet te ndërtues, me të cilët Edi Rama ka lidhje të ngushta dhe u ka dhënë licenca, PPP, fonde e pasuri publike./Pamfleti

familja e edi ramës hetim special fbi bkh

Lini një Përgjigje