TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Qershor 2024, 10:24

Gati “Metamorfoza” tjetër; del grupi Ilir Meta, Monika, Batoni, Elona, Agron Çela, Loni i “Bankers” etj. (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Gati “Metamorfoza” tjetër; del grupi Ilir Meta, Monika, Batoni,

Shumica e bisedave që Ilir Meta ka bërë me 32 persona, ndër ta biznesmenë, ish-ministra, ish-drejtorë e krye bashkiakë, konsuj nderi, trafikantë, vrasës, artistë e biznesmenë shtetas të huaj, rezulton se janë me objekt justifikimin, transferimin, tjetërsimin dhe fshehjen e llogarive e pasurive të tij...

Çifti mafioz Meta-Kryemadhi, ka sjellje sipas “klimës” së hetimeve që po bëhen për ta: kur dikush i mbanë me shpresë, duke i gënjyer, se SPAK ka bllokuar hetimin dhe nuk do arrestohen, ata ndalojnë sulmet dhe deklarojnë se mbështesin SHBA e reformën në Drejtësi.

Ndërsa kur mësojnë të vërtetën, se dosjet e tyre janë në kulmin e hetimit, dhe po mbushen me prova të tjera më të rënda e nuk do mbyllen, ata aktrojnë sikur janë ndarë, Iliri kërcënon me protesta, Monika tenton të fsheh burimet e pasurive dhe grupet me të cilat i kanë vënë.

Kështu ndodhi pak ditë më parë, kur Ilir Meta mësoi se është bërë gati dosja tjetër “Metamorfoza”, ku personazh kryesor është Ilir Meta, si “dispeçer” i urdhër-veprimeve nëpërmjet bisedave me “SKY” e “Encro-Chat”.

Nga zbardhja raporteve me përgjime që kanë sjellë partnerët ndërkombëtarë, ka rezultuar se shumica e bisedave që Ilir Meta ka bërë me 32 persona,  ndër ta biznesmenë, ish-ministra, ish-drejtorë e krye bashkiakë, konsuj nderi, trafikantë, vrasës, artistë e biznesmenë shtetas të huaj, rezulton se janë me objekt justifikimin, transferimin dhe fshehjen e llogarive e pasurive të tij.

Personat kryesorë shqiptarë që kanë dalë në bisedat e Ilir Metës, janë Monika, Fatime e Drini Kryemadhi, Gentjan Sula e Klodian Allajbeu, ndërtuesi Mihal Delijorgji; ish-ministrat Lefter Koka, Edmond Haxhinasto e Edmond Panariti; Dorjan Duçka, Rasim Hamzaraj (Luçi) pronar i kompanisë “MegaPharma”, djali dajës së Petrit Vasilit, ish- drejori i ALUIZNI-Durrës, Flamur Gjuzi dhe ish- drejtori i “Albcontrol” Petrit Sulaj, i regjistruar me nofkën “Leshko”.

Në tabulatet e bisedave të Ilir Metës “SKY” dhe “Encro-Chat”, del ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu; ish-deputetët biznesmenë të LSI, Agron Çela i Shkodrës e Shkëlqim Selami i Vlorës; Bes Kallaku, trafikanti Lul Morina, Baton Haxhiu, drejtori i “Bankers” Leonidha Çobo, biznesmeni i naftës Shefqet Dizdari, biznesmenia kineze Lida Song e mineraleve e shpallur “Ambasadore Nderi e LSI”, dy vëllezërit indianë Sandesara etj.

Bisedat e Ilir Metës janë direkt dhe me urdhër- porosi zinxhir nëpërmjet njeri-tjetrit, ku në 22 raste, flitet për transferta financiare të koduara me numra 2, 4, 7, 10, të dërguara në Angli fizikisht me çarter nga Elona Guri dhe fizikisht në Greqi, Mali e Zi e Maqedoni me rrugë tokësore nga Monika e Drini Kryemadhi.

Ka biseda për fshehje pasurie në Shqipëri dhe blerje pasurie jashtë Shqipërisë, konkretisht në Angli, Mali e Zi, Greqi, Austri, Ohër e Turqi, të regjistruara në emra shqiptarësh e biznesmenësh që kanë përfituar koncesione gjatë pushtetit të Ilir Metës.

Aksioni (Meta)morfoza që është bërë gati, do publikojë me detaje skemën dhe rrjetin e organizuar nga çifti mafioz Meta-Kryemadhi për të fshehur miliardat dhe pasuritë e vjedhura.

Pjesë e kësaj skeme, është dhe deklarata e Monika Kryemadhit bërë para 4 ditësh në intervistë televizive, ku tha: “Nuk kam asnjë pasuri të fshehur, ndërsa në të gjitha pasuritë e familjes time  dhe Fatime e Drini Kryemadhit, nga viti 1992 e deri sot, Ilir Meta nuk ka asnjë qindarkë kontribut”; mirëpo hetimet e FBI e SPAK flasin ndryshe./Pamfleti 

ilir meta metamorfoza 4

Lini një Përgjigje