
Ish-ministrja Olta Xhaçka, emëroi krye këshilltar për çështjet e NATO-s, drejtuesin e bandës Call-Center, Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës; ndërsa më 22 shkurt 2023, emëroi Sekretare të Konsullatës në Stamboll, mikeshën e saj Juna Harka, gruaja e krye-trafikantit turk Ramazan Keski, të cilit SPAK i ka sekuestruar 5 milionë Euro në Shqipëri...
Killeri Nuredin Dumani, prej 2 vitesh i arrestuar dhe i penduar i drejtësisë, në dëshmitë e tij ka përmendur qeveritarë, politikanë, drejtues policie, drejtësie e biznesmenë, me të cilët ka pasur lidhje, ka marrë mburojë, financime, pasuri e qoka dhe u ka kryer shërbime kriminale.
Deri tani, një ndër ata është ish-kryeministri e ish presidenti Ilir Meta, për të cilin, Nuredin Dumani deklaroi, se ka porositur dhe financuar kërcënime, peng marrje e vrasje me pagesë për rivalitet politik, biznesi, bashkëpunëtorë e dëshmitarë drejtësie për aferat e tij.
Por në dosjen e dëshmive të killerit Nuredin Dumani, është skeduar dhe deputetja Olta Xhaçka me bashkëshortin e saj ndërtues Artan Gaçi, për një rast lidhje interesash e shërbimesh kriminale, kur ajo ishte Ministre e Punëve të Jashtme.
Bëhet fjalë, për ditët e fundit të muajit tetor 2021, kur Nuredin Dumani në kulmin e fuqisë, e tmerrit që kishte krijuar, u kontaktua nga persona pranë klaneve të Olta Xhaçkës, për ta lidhur me burrin e saj aktual Artan Gaçi, që kërkonte “ndihmë” prej tij kundrejt shpërblimit.
Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, 2 javë pas ofertës, ai është takuar në një nga komplekset në periferi së Tiranës me burrin aktual të ish-ministres Olta Xhaçka, biznesmenin Artan Gaçi, cili i ka kërkuar ndihmë për të zgjidhur “ca punë” shqetësuese urgjente.
Çështjet që i ka zgjidhur burrit ndërtues e importues ilaçesh të Olta Xhaçkës, ishin këto:
- Evitim i gjobëvënieve financiare e pasurore, nga eksponentë të botës së krimit, ndaj të cilëve, Nuredin Dumani kishte përdorur njohjet e mirëkuptimin si “kolegë”, kërcënime e dhunë.
- Me kërcënime, i mblodhi burrit të Olta Xhaçkës, shumë borxhe që i kishin biznesmenë, blerës apartamentesh e lokalesh, persona që u kishte dhënë miliona me fajde e tregtarë ilaçesh; por dhe i krijoi lehtësi e garanci, për tokat që Xhaçka e Gaçi kishin zaptuar në Tiranë e bregdet.
Pyetjes së hetuesit të BKH, se çfarë kishte marrë si shpërblim nga Artan Gaçi; killeri Nuredin Dumani i është përgjigjur, se përveç vlerave financiare, ministrja Olta Xhaçka i kishte punësuar motrën Xhuljana Dumani në Ministrinë e Jashtme.
Killeri Nuredin Dumani ka dhënë detaje për shpërblimet që i ka dhënë burri i ish-ministres Olta Xhaçka, ndërsa punësimi i motrës së tij më 6 mars 2022 me certifikatë sigurie false, te Zyra sekrete e NATO-s në Ministrinë e Jashtme, është fakt i publikuar 2 muaj pas arrestimit të tij.
Saktësojmë, se ndër pyetjet që BKH e SPAK i kanë bërë Olta Xhaçkës e burrit të saj Artan Gaçi, janë dhe shërbimet që kanë kërkuar e u kreu Nuredin Dumani, si dhe shpërblimet që i dhanë.
Kujtojmë gjithashtu, se përveç punësimit të motrës së Nuredin Dumanit, ish-ministrja Olta Xhaçka, emëroi krye këshilltar për çështjet e NATO-s, drejtuesin e bandës Call-Center, Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës.
Ndërsa më 22 shkurt 2023, emëroi Sekretare të Konsullatës Shqiptare në Stamboll, mikeshën e saj Juna Harka, gruaja e turkut Ramazan Keski, bos i një organizate trafiku në Evropë, Azi e Ballkan, të cilit SPAK i ka sekuestruar 5 milionë Euro në Shqipëri./Pamfleti
Lini një Përgjigje