TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Qershor 2024, 11:31

A do ta ketë edhe Tomë Doshi, fatin e Pëllumb Gjokës së Velipojës dhe a po e lëshon Babloku ‘marionetën’ e tij?

Shkruar nga Pamfleti

A do ta ketë edhe Tomë Doshi, fatin e Pëllumb Gjokës së

Të dy janë miq, mbështetës dhe përkrahës të Edi Ramës, duke u shpërblyer me miliona Euro tenderë, leje ndërtimi, resorte e kazino; të përfshirë në trafiqe, grupe të strukturuara kriminale, porositje vrasjesh me pagesë, dhunim pronarësh e grabitje tokash. Madje Toma është dhe “non grata” nga SHBA e në kërkim nga Australia... 

Më 15 qershor, Policia e Shkodrës ka dorëzuar në Prokurorinë e këtij rrethi, procedimin penal ndaj “non- grata” Tomë Doshit, biznesmen, ish-deputet i PS-së dhe kryetar i PSD, për shkak të dhunës fizike ndaj vëllezërve Molla, me qëllim grabitjen e një pasurie.

Është fjala për një sipërfaqe toke në bregdetin e Velipojës, të cilën Tomë Doshi, ka tentuar disa herë t’ua zaptojë atyre me forcë, përmes grupeve të armatosura kriminale, për t’ia shtuar sipërfaqes së resortit që po ndërton në atë zonë.

Në fakt, Tomë Doshi i ka ushtruar disa herë kërcënimet dhe aktet e dhunës, për t’ua rrëmbyer tokën me forcë vëllezërve Molla në Velipojë, por policia nuk ka vepruar, sepse Tomë Doshi është mik i Edi Ramës.

Duke dëgjuar lajmin për procedimin e Tomë Doshit të Bablokut dhe grupeve kriminale, na u kujtua procedimi i Pëllumb Gjokës; fillimisht nga Prokuroria e Shkodrës për një tokë të rrëmbyer me forcë e grabitur me falsifikime në Velipojë, për të ndërtuar resortin “Silver Sand”.

Pas këtij hetimi që mbahej pezull, trafikanti investitor strategjik Pëllumb Gjoka, më 27 korrik 2023 u arrestua me urdhër të SPAK, si urdhërues dhe financues vrasjesh, nëpërmjet një grupi kriminal dhe për lidhje me shefa policie dhe një prokuror që i hetonte dosjen e tokës së grabitur.

Referuar ngjashmërisë së fakteve mes këtyre dy shefave të botës së krimit, bëhen disa pyetje:

- A ka nisur dhe për “të fortin” Tomë Doshi, i njëjti fat penal si i trafikantit “Investitor Strategjik” Pëllumb Gjoka; dhe a do çohet para gjykatës, apo do ta pushojnë cështjen?

- A do bëjë SPAK-u, hetim të thelluar për Tomë Doshin, referuar raporteve të SHISH, Anti-Drogës, DEA-s, vendimit “Non- grata” të SHBA për korrupsion zyrtar e pastrim parash, dhe dosjes që i ka dërguar Drejtësia e Australisë, për krijim, drejtim dhe financim grupi të strukturuar ndërkombëtar në trafik droge e qeniesh njerëzore me pasaporta false dhe vrasje e pastrim parash?

- A do ta hetojë SPAK-u, Tomë Doshin, si pjesë e komunikimit në rrjetin “SKY”, me kriminelë gjobëvenës, rrëmbyes personash, vrasës e trafikantë, mes tyre Durim e Valter Bami nga Nikla?

Urojmë, që dosja e Tomë Doshit, këtij subjekti të elitës së krimit të organizuar, të mos mbetet në sirtarët e Prokurorisë- Shkodër apo të pushohet si grindje e thjeshtë; ndërsa hetimi ndaj tij, të mos neglizhohet nga SPAK.

E shprehim këtë dyshim, ngaqë Tomë Doshi është mik i afërt, klient, mbështetës dhe grumbullues votash i Edi Ramës, të cilit nuk i intereson t’i arrestohet Toma; jo se i dhimbset, por sepse Toma ka treguar, që shet çdo padron e ushtar, siç veproi me Ilir Metën e Durim Bamin.

SPAK duhet të hetojë, se me çfarë marifeti e ka marrë Tomë Doshi, 13 mijë m2 tokë shteti në Velipojë, për ndërtimin e resortit; dhe a ia ka dhënë Edi Rama lejen si investitor strategjik, pa e publikuar në faqen e Këshillit të Territorit dhe Komitetit të Investimeve Strategjike.  

Por SPAK, ka të dhëna të sakta zyrtare të publikuara shpesh nga “Pamfleti”, që provojnë se dhe Tomë Doshi, ashtu si Pëllumb Gjoka, ka marrë miliona Euro tenderë, leje për kulla, ka dosje për trafiqe, krijim grupesh të strukturuar kriminale, porositje vrasjesh me pagesë, dhunim pronarësh e grabitje tokash me dhunë./Pamfleti

babloku marioneta pëllumb gjoka tomë doshi

Lini një Përgjigje