TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Qershor 2024, 16:25

Altin Dumani në Londër, a po shkon SPAK te pronat dhe llogaritë miliona paund të Ilir Metës në Britani?

Shkruar nga Pamfleti
Altin Dumani në Londër, a po shkon SPAK te pronat dhe llogaritë
Dumani në Londër

SPAK ka vënë në lëvizje autoritet londineze dhe po bashkëpunohet në kuadër të hetimeve ndaj Metës.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë në Londër me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Kreu i SPAK pati një takim kokë më kokë me Graeme Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i NCA-së, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, e njohur si FBI-ja britanike.

Ky është takimi i dytë mes tyre, pas nënshkrimit të memorandumit të përbashkët të bashkëpunimit në Tiranë, në shkurt 2024.

Bazuar në këtë memorandum, janë ngritur skuadra të përbashkëta SPAK-NCA, ku në fokus është krimi i organizuar shqiptar në Britaninë e Madhe dhe pastrimi i parave. Por ky forcim bashkëpunimi është kambanë alarmi për politikanët me prona në Britani dhe veçanërisht Ilir Metën.

Ilir Meta është ndër ata emra që është akuzuar shpesh se ka prona dhe para jashtë vendit. Londra është një ndër vendet më të përfolura se ai ka fshehur atje miliona paund. Para disa vitesh, një gazetar i njohur në vend deklaronte se disa gazetarë anglezë, kishin rënë në gjurmët e një kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

I njëjti politikan, thuhej se kishte 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat ishin investuar në zonën A të Londrës. E gjithë kjo pasuri është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Kush është personi i akuzuar për vjedhjen e arit në Shqipëri? Ai është Ilir Meta.

Po ashtu ka pasur zëra se Meta ka një super vilë në zonën nr. 3 në Musëell Hill në Londër. Po ashtu është folur dhe për vila në Bishop Avenue. Për të mos folur më pastaj për shkollimin e fëmijëve. Monika dhe Iliri vetëm 2 herë kanë deklaruar shpenzimet për ta, ndërkohë që në fakt kostot janë shumë më të mëdha. Më 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa më 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Por kurrë nuk kanë thënë se ku kanë jetuar ata gjatë shkollimit. Zërat thonë se SPAK ka vënë në lëvizje autoritet londineze dhe po bashkëpunohet në kuadër të hetimeve ndaj Metës. Mësohet se ka pasur disa letër-këmbime. /Pamfleti

Lini një Përgjigje