
Boçi i cili deri para pak kohësh paraqitje me pagë mujore 35 mijë lekë, përdorte bizneset e tij si “lavatriçe” për pastrimin e miliardave të zeza, në bashkëpunim me Elman Manush Abule.
Plot 50 milionë euro pasuri ka sekuestruar prokuroria e Tiranës, të cila zotëroheshin nga Kristian Boçi, Drilona Boço gruaja e tij, Elman Abule, si dhe 4 njerëzve të lidhur me ta, që dyshohet se janë përftuar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.
Prej kohësh “Pamfleti” ka publikuar fakte dhe indice që ngrinin dyshime të forta për pastrim parash nga Kristian Boçi, i cili njihet dhe me dy emra të tjerë (Agustin Boçi apo Kristian Botsis). Kristian Boçi emri i lindjes në Mirditë e jetesës në Shëngjin, Agustin Boçi emri i pas kthimit nga emigracioni “problematik” dhe Kristian Botsis, emri i përdorur në Greqi.
Aksioni i sotëm i prokurorisë zbuloi se pas perdes së “bamirësit”, fshihet një trafikant, i dënuar për drogë në Belgjikë, i cili krijoi shoqëri tregtare me të cilat pastronte para.
Boçi i cili deri para pak kohësh paraqitje me pagë mujore 35 mijë lekë, përdorte bizneset e tij si “lavatriçe” për pastrimin e miliardave të zeza, në bashkëpunim me Elman Manush Abule, pronar i firmës “Rametal Shpk”, njohur si grumbullues e shkrirës skrapi në Tiranë-Durrës.
Ndër rastet me flagrante të denoncuar nga “Pamfleti” që në vitin 2019, ishte ai i dyqanit Altari me vlerë 1.2 milionë Euro, të Rruga “Muhamet Gjollesha” në Njësinë nr.5-Tiranë.
Dyqani “ALTAR”, të cilin Elvana Gjata e mori dhuratë nga i fejuari Mata, pa e hapur asnjë ditë e shiti përsëri me vlerën investimit 1.2 milionë Euro te mikesha ish-“Mis Albania”, Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 3 emra, që merret me të njëjtat punë si Boli i Elvanës. Drilona Boçi kontrollon edhe disa kompani të tjera fantazmë, përmes të cilave qarkullohen para me burim të errët
Përveç lidhjes me Elvanën dhe Bolin, Kristian Boçi ka pasur njohje dhe me perosnazhe të tjerë të Showbizit të cilët tanimë janë hetim nga SPAK për pastrim parash. Bëhet fjalë për çiftin e sapo divorcuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, të cilët i ka zënë pak a shumë i njëjti hall.
Trafikanti që e shiste veten për biznesmen Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamonin prej kohësh në rrjetet sociale, jetë shumë luksoze, ku tregonin për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta. Për të kamufluar se kush ishin në të vërtetë, çifti Boçi përveç jetës luksoze reklamonte dhe bamirësinë. Por siç thotë populli “gënjeshtra i ka këmbët e shkurta”, dhe sot petku i trafikantit që hiqej si biznesmen i ndershëm ra./Pamfleti
Lini një Përgjigje