Prestanome i Shkëlzen Berishës për 13 vjet, Rrahman Selmanllari hapi resortin 'RM Group' në Dhërmi me 50% aksione, së bashku me Ismet Shehun, kuzhinierin e Edi Ramës. Toka 18 mijë e 300 m² në zonën 'Skalikare' iu dha falas me Vendimin nr. 708, datë 21 nëntor 2018. Prapa 50% të Selmanllarit qëndron Shkëlzen Berisha, ashtu si në 137 hektarët e Ksamil e 26 viktimat e Gërdecit.
Në shumë raste, Rrahman Selmanllari ka rezultuar si prestanome i Shkëlzen Berishës në grabitje tokash në bregdet, ndërtime, pastrim parash, transaksione financiare, trafik droge me makina të ambasadave e biznes armësh, një ndër të cilat ortakëria e vërtetuar në fabrikën e Gërdecit.
Kjo lidhje e Rrahman Selmanllarit me Shkëlzen Berishën vazhdon prej 13 vitesh edhe pas largimit të familjes "Berisha" nga pushteti, duke përfituar leje ndërtimi, toka e licenca nëpërmjet pazareve të Sali Berishës me Edi Ramën, por dhe duke krijuar ortakëri me miq, klientë e shërbëtorë të Edi Ramës.
Dokumenti që po publikon "Pamfleti" zbulon ortakërinë e Rrahman Selmanllarit me Ismet Shehun, pronari i resortit "Cereni-Dajt" dhe i njohur si kuzhinieri personal i Edi Ramës dhe familjes së tij në sarajet e Surrelit.

Rrahman Selmanllari dhe Ismet Shehu janë bashkëpronarë të kompanisë "RM Group" Sh.p.k., që ka si aktivitet një resort me bar-kafe, restorant, hoteleri, stacion plazhi, parking dhe mjedise shërbimesh të tjera argëtuese me PUB e Jet-Sky në Dhërmi.
Këtë biznes me nga 50% aksione secili, ata e kanë filluar më 19 maj 2026, pas përfundimit të resortit, me leje zhvillimi e ndërtimi dhe tokë e sipërfaqe plazhi falas, të dhëna nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit.
Resorti i Rrahman Selmanllarit, "lavatriçe" i parave të familjes "Berisha", dhe i Ismet Shehut, kuzhinierit të familjes "Rama" në Surrel, është ndërtuar në Zonën Kadastrale Nr. 1481, të quajtur "Skalikare" në Dhërmi.
Bashkë me burimin financiar të investimit, SPAK mund të hetojë dosjen e pronësisë së 18 mijë e 300 m² tokë, pasi ka indice që kjo sipërfaqe është pjesë e Vendimit Nr. 708, datë 21 nëntor 2018 të qeverisë, me objekt: "Regjistrimin dhe kalimin në administrim të Ministrisë së Turizmit të pronave shtetërore në vijën bregdetare Vlorë-Himarë", të cilat janë dhuruar për oligarkë, klientë e miq si Rrahman Selmanllari i Shkëlzen Berishës dhe Ismet Shehu i Edi Ramës.
Pa asnjë dyshim që edhe në këtë resort në Dhërmi, brenda ortakërisë 50% në emër të Rrahman Selmanllarit, qëndron Shkëlzen Berisha, ashtu si në grabitjen e tokave, biznesin e kullave dhe pallateve.
Sa për kujtesë, megarestoranti "Ceren" i Ismet Shehut në Dajt është ndërtuar në truallin e ish-Repartit Ushtarak nr. 3031 në Surrel, me sipërfaqe 40 mijë m², nga e cila 1456 m² objekte; dhe 10 tunele me sipërfaqe funksionale 37 mijë e 543 m², të dhëna me kontratë "1 Euro" me Vendimin Nr. 329, datë 22 prill 2020, të firmosur nga Edi Rama.
Ndërsa Rrahman Selmanllari, gjatë pushtetit të PD-së, nën hijen dhe me fuqinë e Shkëlzen Berishës e për llogari të tij, ka grabitur rreth 300 hektarë tokë në bregdetin Vlorë-Ksamil me dokumente të falsifikuara e vendime gjyqësore të sajuara, mes tyre 137 hektarë në Ksamil.
Në vijim do të flasim për rolin aktiv të Rrahman Selmanllarit si prestanome i Shkëlzen Berishës edhe në biznesin me 26 viktima në fabrikën e demontimit në Gërdec; nga dosja hetimore e të cilit iu hoq emri me ndërhyrjen e Sali Berishës./Pamfleti
Dhe njerezit cuditen qe arkitekti Hollandez e ka quajtur Re! Por as Re Sole, nuk guxonte kaq shume, as imperatoret romake me influence dhe pushtet te jashtezakonshem, nuk dhuronin e nuk e perdornin pushtetin e tyre per te grabitur e perbuzur popullsine… perkundrazi. Mania e pamase i fryti si tollumbace. Si tollumbacja qe kur fryhet shume pellcet, edhe ketyre do u pellcase ne fytyre tollumbacja e mbushur me grabitje.
Rama dhe Berisha jane vellezer ne detyre kundër Shqiperise dhe shqiptarve. I shihni se keta ndajnë edhe pjatat bashk. Kane te njejtet padron antishqiptar grekoshkije. Kryejnë te njetëjtat veprime antishqiptare.