Si përfaqësues i PS e zv/kryetar i komisionit hetimor parlamentar, Plarent Ndreca që organizoi 138 milionë Euro vjedhje te agjencia e tenderëve në Ministrinë Brendshme; 80 milionë Euro të Ministria së Arsimit dhe 11 milionë Euro vjedhje në tenderin e uniformave policore, nuk pranon të pyeten Edi Rama, Ilir Beqja, Vilma Nushi dhe sekserët e tyre...
Komisioni hetimor parlamentar për koncesionet e Check-up dhe Sterilizimin e Pajisjeve Kirurgjikale, nuk po e ushtron detyrën për të kontrolluar ligjshmërinë e krijimit të tyre prej Edi Ramës e Ilir Beqjes dhe efektivitetin e pasojat financiare.
Shkak për bllokimin, është bërë zv/kryetari i komisionit, deputeti i PS, Plarent Ndreca; i cili, pa dyshim me urdhër të Edi Ramës, bashkë me komisionerët e PS-ës nuk po shkojnë në mbledhjet e planifikuara sipas rregullores së parlamentit, sipas ligjit e kalendarit të miratuar.
Si drejtues i komisionerëve të PS, deputeti Plarent Ndreca, nuk firmos që komisioni hetimor, të marrë informacion nga Kryeministria, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Agjencia e PPP-ve, nga Fondi Kujdesit Shëndetësor, nga QKB, Tatimet, Doganat, Thesari i Shtetit, Bankat dhe kompanitë koncesionare Check-up e Sterilizimi.
Deputeti zv/kryetar Plarent Ndreca, nuk pranon të firmosë, që në komisionin hetimor parlamentar, të thirren e pyeten si urdhërues zbatues e përfitues të 240 milionë Euro, kryeministri Edi Rama, sekretari Engjëll Agaçi, ish-ministri Ilir Beqja, ministret Ogerta Manastirliu e Anila Denaj, Vilma Nushin, Ilir Rrapajn dhe zyrtarë të tjerë që janë pjesë e skemave të vjedhjes.
Deputeti zv/kryetar Plarent Ndreca, ka bllokuar komisionin, duke përdorur si marifet, kërkesën që për planin e hetimit, dokumentet dhe personat që do pyeten për Check-up e Sterilizimin, duhet të vendosin ekspertët, kur ekspertët japin vetëm mendim kur ua kërkon komisioni parlamentar.
Po përse Plarent Ndreca, po e bllokon hetimin parlamentar për dy koncesionet e shëndetësisë?
Përveç, që në këto koncesione është i zhytur Edi Rama, shkak është dhe fakti që sipas regjistrit të SPAK, deputeti Plarent Ndreca është avokat mbrojtës i Arben Gjatës e Genc Byrazerit, njeri Rektor i Universitetit Mjekësor të Tiranës dhe tjetri kushëri i parë i Ilir Beqjes.
Këta dy, me vendim të Ilir Beqjes, kanë hartuar koston e koncesionit të Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale, dhe ishin anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit pa garë e me letra false.
Deputeti Plarent Ndreca, po e pengon dhe ka bllokuar punën për hetimin e koncesionit të Cheçk-up, sepse ka qenë dhe është konsulent juridik i bizneseve të Vilma Nushit; ndërsa gruaja e tij ka biznes shërbimi përmbarimor, që ka bërë shumë pisllëqe me bizneset shëndetësore, madje dhe me bizneset e Pëllumb Gjokës që u arrestua për grabitje tokash, pastrim parash e financim vrasjesh, për të cilën do të flasim në vazhdim.
Sa për kujtesë, Plarent Ndreca që është emëruar zv/kryetar për hetimin parlamentar të koncesioneve të shëndetësisë, është ish- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, që nëpërmjet tenderit të uniformave policore, bleu 15 mijë kapele polici me çmim nga 350 Euro, kur kostoja e reale është 17 Euro, por dhe këpucë, kostume, këmisha e rripa pantallonash polici, me çmim 10-20 herë më tepër se kostoja reale, duke vjedhur afro 11 milionë Euro.
Zuzari Plarent Ndreca, që është avokat i bandës së Ilir Beqjes e Vilma Nushit, është kapur nga KLSH, me 138 milionë Euro vjedhje kur ishte Sekretar në Ministrinë e Brendshme dhe në agjencinë e tenderëve të përqendruar që varej prej tij.
Ky që bllokon komisionin hetimor anti- korrupsion, rezulton se në Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mjedis-Turizmit ku ishte Sekretar i Përgjithshëm, ka bërë batërdi vjedhjesh me miliona Euro, por nuk është arrestuar akoma e bilbilos për drejtësi./Pamfleti
Lini një Përgjigje