TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Prill 2024, 18:15

Ramës i dështojnë anëtarësimet në PS, terror në bashki e drejtori për të pajisur me teser partie punonjësit

Shkruar nga Pamfleti
Ramës i dështojnë anëtarësimet në PS, terror
Rama në Asamblenë e PS

Punonjësit në bashki e drejtori nën terror, kush nuk anëtarësohet në PS fluturon nga puna...

Kryeministrit Edi Rama duket se po i dështon fushata e anëtarësimeve. Kreu i qeverisë mblodhi 3-4 herë Asamblenë e PS, ku gjithmonë jepet porosi për të rritur mbështetjen. Si duket socialistët e kanë braktisur PS dhe kryeministrit nuk i dalin numrat. Çdo anëtar mori si detyrë që të anëtarësojë në PS 4 emra të rinj. Por mësohet se kjo fushatë ka dështuar. Jo të gjithë patronazhistët ja kanë dalë që të sigurojnë anëtarë dhe për këtë arsye ka nisur terrori në administratë, sidomos në pushtetin vendor.

Sipas burimeve të “Pamfletit”, thuajse në çdo bashki e drejtori është dhënë urdhër që të gjithë të punësuarit partiakë të pajisen me teserë partie. Dihet që sa herë ka fushata, por edhe më pas, ka punësime politike.

Pak ditë më parë ishte “Pamfleti” që denoncoi Bashkinë e Elbasanit që ishte kthyer në zyrë punësimi, më shumë kishte shoferë se specialistë. E njëjta gjë ndodh në të gjitha bashkitë. Por shumica e të punësuarve janë mbështetës të PS dhe jo anëtarë zyrtarë. Për këtë arsye është dhënë ultimatum që çdo drejtor, funksionar dhe i punësuar tjetër politik, duhet që të marrë kartën e PS, ndryshe fluturon nga puna.

Mësohet se janë vënë nën terror edhe emra që kanë vite në punë, madje që kanë punuar dhe në kohën e PD. Të gjithë po detyrohen të anëtarësohen në PS, ndryshe rrezikojnë shkarkimin.

Ajo që bie erë është se Rama ka filluar që tani kalkulimin e votave. Duke i anëtarësuar në parti, ai sigurohet më shumë se administrata do ta votojë. Frika e tij duket se është pikërisht aty. Deri më sot PS ka fituar falë patronazhistëve në administratë. Por, nëse kthehemi pas, Berisha në vitin 2013 u rrëzua nga të vetët. Edhe ata që ai kishte punësuar nuk e votuan dhe duket se Rama i druhet të njëjtit skenar. /Pamfleti

Lini një Përgjigje