TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Prill 2024, 10:15

Vangjeli i Kacifasit të Vorio Epirit, mëkëmbësi i Edi Ramës në Vlorë që kërkon Himarën

Shkruar nga Pamfleti
Vangjeli i Kacifasit të Vorio Epirit, mëkëmbësi i Edi
Kostandin Kacifas dhe "patrioti" Vangjel Tavo /

Më 8 prill 2021 gjatë fushatës elektorale, kur Edi Rama përuroi rikontruksionin e Kishës së Shën Marisë në Dropull, ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, sulmoi Edi Ramën me këto fjalë: - O i pa udhë, i pa moral, i pa dinjitet e i pa fe; o mashtrues, o i pështirë, koha jote ka mbaruar...

Kur u vra Kacifas, Vangjel Tavo ishte me Vangjel Dulen e Fredi Belerin, mes “ushtrisë” greke të Vorio- Epirit në Dropull

Para se të emërohej Prefekt i Vlorës, ish-deputeti e ministri i LSI, Vangjel Tavo, u bë banor i Himarës, fakt që dëshmon se kryeministri Edi Rama e ka bërë pazarin herët me të, që ta kandidojë për Kryetar Bashkie të Himarës.

Vangjeli i Kacifasit të Vorio Epirit, mëkëmbësi i Edi
Edi dhe Vangjeli /

Ndërsa pas emërimit Prefekt i Vlorës, Vangjel Tavo ka hequr “lëkurën” prej shërbëtori të qarqeve anti- shqiptare greke në një linjë me Fredi Belerin e Vangjel Dulen, dhe po ligjëron nëpër media e po shkon shpesh në Himarë, duke u vetëshpallur “minoritar që e do shumë Shqipërinë”.

Madje ka sajuar histori, sikur gjoja qarqet greke të grupit “Mavi” e “Agimi i Artë”, i kanë ngritur disa herë kurthe, për ta vrarë në shenjë ndëshkimi për “shqiptarizmin”; kur bashkë me Belerin janë pjesë e grupit mavi, ndërsa drejtuesit e partisë “Agimi i Artë” i ka lidhur me Ilir Metën.

Vangjeli i Kacifasit të Vorio Epirit, mëkëmbësi i Edi

Ata që e njohin “atdhetarin shqiptar” e “anti-grekun” Vangjelis Tavos, dinë shumë fakte për të nga shërbimet që ka bërë për interesat e qarqeve shoviniste të lëvizjes së “Vorio Epirit”, një prej të cilave i përket viteve të fundit.

Në fund të muajit tetor 2018, pas (vetë)vrasjes së ekstremistit anti- shqiptar Kostandinos Kaçifas në fshatin Bularat të Dropullit; Vangjel Tavo në atë kohë deputet i LSI, shkoi atje bashkë me Vangjel Dulen e Fredi Belerin.

Me krekosjen se ishte deputet e popullit grek në Shqipëri, Vangjel Tavo iu bashkua turmës ekstremiste anti- shqiptare që erdhi nga Greqia në Dropull, ku manifestoi me flamuj të Vorio-Epirit, grupit “Mavi”, partisë “Agimi i Artë” dhe ulërinte për djegien gjallë të shqiptarëve, copëtimin dhe shpalljen tokë greke autonome të jugut.

Më 29 tetor, Vangjel Tavo, Vangjel Dule e Fredi Beleri, akuzuan policinë shqiptare për vrasjen e ekstremistit anti- shqiptar Kostandinos Kaçifas; duke thënë, se ai nuk donte të vriste askënd, por ishte duke mbrojtur kauzën si misionar i interesit të kombit tij (grek).

Më 4 nëntor 2018, Vangjel Tavo shkoi në familjen e Kaçifas, i shoqëruar nga deputetja ekstremiste greke Eleni Theocarus, ku i premtoi nënës së tij, se gjaku i Kaçifasit u derdh për çështjen e atdheut mëmë (grek) dhe do kërkohej drejtësi.

Vangjeli i Kacifasit të Vorio Epirit, mëkëmbësi i Edi

Më 8 nëntor 2018, ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, shkoi në ceremoninë e varrimit të Kacifasit, duke u bërë pjesë e turmës greke, që bënte thirrje për marrjen e jugut të Shqipërisë më luftë. Për prezencën e tij në atë ceremoni, ai u pyet nga mediat, se me çfarë statusi shkoi atje dhe pse nuk distancohet nga thirrjet anti- shqiptare, por ai tha që shkoi si deputet i minoritetit; madje  reagoi kundër Shtetit Shqiptar, pse arrestoi 9 ekstremistë e shpalli “non grata” 52 të tjerë.

Ndërsa tani, që u emërua Prefekt dhe kandidat për kryetar në Himarë, Vangjel Tavo ka ndërruar “lëkurën”, duke u hequr si misionar i paqes në Himarë; por tani që Edi Rama e quan Vangjelin “engjëll”; ndërsa  Vangjeli e quan Edi Ramën “Burë”, po i kujtojmë një rast konkret:

Më 8 prill 2021 gjatë fushatës elektorale, kur Edi Rama përuroi rikontruksionin e Kishës së Shën Marisë në Dropull, Vangjel Tavo në atë kohë deputet i LSI, sulmoi Edi Ramën me këto fjalë: - O i pa udhë, o i pa moral, o i pa dinjitet, o i pa fe! Je panikosur për humbjen e pritshme dhe po bredh nëpër varreza, duke gënjyer dhe të vdekurit, por koha e regjimit tënd ka mbaruar.

Ndërsa Edi Rama, u kundërpërgjigj: - Vangjo tepsixhiu i baba Likes dhe doktore Monës, kujton se do blejë përsëri vota me zarfe e presione greke në Dropull./Pamfleti

vangjel tavo kacifas mëkëmbësi i ramës vlora himara

Lini një Përgjigje