TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Gusht 2024, 10:32

Dokumenti/ Kryeministri ia ka rikthyer Kalanë e Lëkurësit ministrisë së Kulturës por e administron trafikanti Andrea Çaushi

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Kryeministri ia ka rikthyer Kalanë e Lëkurësit

Krimi ka aq dorë mbi qeverinë, sa e ndalon të zbatojë edhe vendimet e veta...

Prej 23 vitesh, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë me 7 godinat e saj prona shteti, u shfrytëzuan si resort turistik pa qira, pa taksa e pa tatim-fitimi nga firma “Alb Tavos” e familjes së Vangjel Tavos, dhënë në muajin prill 2000, me urdhër ish-kryeministrit Ilir Meta.

Më 24 prill 2017, Harallamb Tavo i dhuroi krye trafikantit Andrea Çuashi alias Renato Çaushi nga Kalivaçi Tepelenës, 50% të biznesit te Kalaja e Lëkurësit me vlerë 750 mijë Euro.

Ia dhuroi, si konvertim të borxhit me fajde që familja “Tavo” i kishte marrë, por trafikanti Andrea Çaushi, kishte 25% ortakëri te ky biznes nëpërmjet familjares së Ditjona Çaushi.

Pas dhurimit të 50% aksione, krye trafikanti Andrea Çaushi, po nëpërmjet familjares Dritjona Çaushi, më 12 korrik 2023 i mori dhe pjesën 25% familjes Tavo në biznesin te Kalaja e Lëkurësit, me Kontratë Dhurimi Nr. 876/234, të nënshkruar para noterit Gentian Bineri.

Ndërsa krye trafikanti Andrea Çaushi, më 12 korrik 2023 u bë 100%  pronar i biznesit te resorti në Kalanë e Lëkurësit; një muaj më pas, me propozim të ish-Ministres së Kulturës, Elva Margariti, qeveria me Vendim Nr. 501, datë 24 gusht 2023, ia hoqi kalanë firmës private dhe e kaloi 100% në administrim të shtetit, që realisht e ka në pronësi.

Dikush brenda qeverisë, ka njoftuar familjen Tavo, që kalaja e Lëkurësit do t’i kthehej shtetit, dhe ata bënë lojën e dhurimit, për t’i shlyer borxhin 1.4 milionë Euro trafikantit Andrea Çuashi.

Por edhe sot 1 vit pas vendimit të qeverisë, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë nuk i është hequr krye trafikantit, Andrea Çuashi, i cili vazhdon biznesin turistik, madje duke zaptuar edhe 3250 m2 tokë shteti pranë kësaj kalaje.

Në Vendimin e Qeverisë Nr. 501, datë 24 gusht 2023, thuhet se vendimi hynte në fuqi menjëherë në atë datë; dhe për zbatimin e tij ngarkohej ministrja Elva Margariti, por ajo nuk e zbatoi vendimin, duke e lënë krye trafikantin Andrea Çaushi, të vazhdojë biznesin te Kalaja e Lëkurësit.

Dokumenti/ Kryeministri ia ka rikthyer Kalanë e Lëkurësit

Prej 8 muajsh, këtë vendim qeverie nuk po zbaton as ministri Blendi Gonxhja, duke lejuar shfrytëzimin e kësaj kalaje nga trafikanti Andrea Çuashi, madje pa kontratë, pa qira, pa taksa e pa tatim fitimi në shtet.

Nuk po vepron, as kryeministri Edi Rama, që ka firmosur vendimin për  heqjen e kalasë nga duart e Andrea Çaushit dhe kalimin në administrim nga Ministria e Kulturës./Pamfleti

kryetrafikanti renato çaushi kalaja e lëkurësit

Lini një Përgjigje