TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Gusht 2024, 11:35

Pas Kalasë së Lëkurësit, koka e krimit Andrea Çaushi shfrytëzon për gurore Dropullin e Sipërm. SPAK ende asnjë lëvizje. Gonxhe e Kumbaro nuk ndërpresin kontratat

Shkruar nga Pamfleti

Pas Kalasë së Lëkurësit, koka e krimit Andrea Çaushi

Pasi futi në dorë Kalanë e Lëkurësit në Sarandë përmes Vangjel Tavos dhe Edi Ramës, koka e krimit në Tepelenë-Sarandë Andrea Çaushi allias Renato Çaushi po shfrytëzon për gurore edhe Dropullin e Epërm, në Gjirokastër.

Vite më parë, Andrea Çaushi ishte beu i parecelave të hashashit nga Tepelena në Sarandë, ndërsa tashmë i shfrytëzon kondrat për gurore, me leje korrutptive nga Ministria e Mjedisit dhe duke tejkaluar koordinatat në zonën e miratuar për shfrytëzim.

Andrea Çaushi, një personazh me rekorde të theksuara kriminale dhe subjket i ligjit anti-mafia, rezulton se u përfshi në biznesin e guroreve në maj të vitit 2020, duke blerë 25 % të aksioneve në kompaninë ARGJIRO-STON-NATYRAL, me nipt L03627601H.

Aksionet ia bleu vëllait të Vangjel Tavos, Grigor Tavos, i cili me ndërhyrjen e Ilir Metës kishte nisur biznesin e krimit mjedisor, atë të shfrytëzimin e zonave në Dropull për gurore, që në vitin 2010, disa muaj pasi Meta hyri në qeveri me Berishën dhe Tavo kaloi nga PS-ja në krahun e LSI.

Përmes eksportimi të gurit dyshohet se ka lëvizur edhe trafiku i kokainës.

Grigor Tavo është babai i Harallamb Tavos, në emër të të cilit Tavo kishte kaluar shfrytëzimin për biznes privat (restorant dhe lokale) Kalën e Lëkurësit, një nga atraksionet turistike në Shqipëri dhe një pikë strategjike mbi qytetin e Sarandës.

Kalaja ishte zaptuar gjithashtu me lejen e Ilir Metës dhe më pas të Edi Ramës, me anë të kompanisë Alb Tavos, me nipt K44203803A.

Kompania Alb Tavos u ble me dy lëvizje nga bosi i drogës Andrea Çaushi për 1.5 milionë euro, para që besohet se vijnë nga trafiku i drogës.

Në dhjetor të vitit 2020, Andrea Çaushi blen edhe 25 % të aksioneve të kompanisë së grurores ARGJIRO-STON-NATYRAL, duke u bërë aksioner me 50 %. Vëllai i Vangjel Tavos largohet si aksioner nga kompania.

Sot kompania që shfrytëzon për gurore zona në Dropullin e Epërm kontrollohet nga bosi i drogës Andrea Çaushi, por formalish 50 % të aksioneve janë në emrin e Martin Shehajt.

Grikor Tavo dyshohet se kishte marrë para me fajde te vëllezërit Renato Çaushi dhe Ervis Çaushi, dhe nuk ka mundur të kthejë borxhin. Dy vëllezërit i dhanë 300 mijë euro me fajde edhe biznesmenit dhe pronarit të lokal “Orange” në Sarandë, Spiro alias Ermal Iljadhi, të cilin e plagosën rëndë në vitin 2021, duke ia hedhur si gjithnjë drejtësisë.

Nga ana tjetër, nipi i Vangjel Tavos qëndron pas një kompanie tjetër, Albanian Natyrale Stone, me nipt K73615601A, e cila ka kryer krime të përmasave të frikshme mjedisore në Gjirokastër.

Pamfleti ka mësuar se Edi Rama, i cili është koka e korrupsionit dhe ndarjes së Shqipërisë për plaçkë për të vijuar pushtetin, i ka dhënë një kompanie leje për të ndërtuar vila në kodrën ku ndodhet Kalaja e Lëkursit.

Vendimi sekret, për të cilin do të flasim në vijim, shënon shkatërrimin përfundimtar të Sarandës dhe një nga nga aktet më shkatërrimtare të Bablokut në vijën bregdetare.

Pas këtij projekti mafioz ku do të pastrohen para dhe do rrethohet kalaja me vila, qëndrojnë Vangjel Tavo dhe figura e krimit Andrea Çaushi alluas Renato Çaushi.

Faktet tregojnë një miksim të krimit të organizuar me figura të politikës, duke ndarë në ngastra Shqipërinë dhe investuar paratë e pista.

Ligji ndalon rreptësisht lidhjen e kontratave publike për tendera, ankande publike dhe shfrytëzim të pasurive natyrore me figura të faktura të krimit të organizuar, me rekorde kriminale të njohura publiksht dhe me dosje penale.

Duke shpërdoruar detyrën, ministri i Kulturës Blendi Gonxhja dhe ministërja e Mjedisit, nuk rishikojnë kontratat me kompanitë Alb Tavos dhe ARGJIRO-STON-NATYRAL, pasi bien në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër, SPAK nuk po zbaton ligjin anti-mafia për subjektin Andrea Çaushi, të cilit duhet t'i sekuestrojë të gjitha pasuritë me burim aktivitetin kriminal, në emrin e tij dhe të afërmve, si vila, apartamente, disa lokale, restorante dhe biznese nga Saranda në Tiranë.

Andrea Çaushi u arrestua në vitin 2021 gjatë operacionit “Viluni”, si organizator i trafikut të drogës në Itali.

Sipas një dosje të autoriteteve italiane Caushi furnizonte me drogë dy familje në zonën e Sicilisë, ndërsa hetimet kanë treguar se ai ka patur një miqësi të afërt me Elton Çiçon, i vrarë në 2016 në atentat me armë brenda një lokali në Tiranë.

Ai u lirua një muaj më pas nga burgu nga një gjyqta i korruptuar i Apelit, ku dyshohet se në këmbim ka marrë 300 mijë euro. Gjyqtarin nuk e bindi dosja me prova e prokurorisë italiane dhe shqiptare.

Në vijim Caushi arriti të blinte edhe prokurorin e Krimeve të Rënda, duke hequr akuzat ndaj tij. Nëse SPAK do t'a hapë këtë dosje, do të llahtarisej publiku.

Sipas një raporti sekret të SHISH, Çaushaj është një nga personat kryesorë që kontrollon trafikun e drogës në jug të Shqipërisë veçanërisht në zonën e Tepelenës, ndërsa paratë e aktivitetit kriminal i pastron përmes disa bizneseve.

Në qershor të vitit 2021, Andrea Caushi, vëllai i tij Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri, plagosën rëndë pronarin e lokal “Orange” në Sarandë, Spiro alias Ermal Iljadhi, ndaj të cilit u qëllua me 20 plumba.

Iljadhi dyshohet se u kishte marrë borxh me interes shumën prej 300 mijë dy vëllezërve Çaushi, shumë që e ka përdorur për mobilimin e dy lokaleve verore në Sarandë. Pikërisht mos kthimi i kësaj shume financiare, është bërë shkak për përplasjen me armë.

Edhe këtë herë, organizatori Andrea Caushi ia hodhi drejtësisë, duke korruptuar policinë dhe prokurorinë për manipulimin e provave. Përgjegjësinë e mori ushtari Redjan Hadëri.

Në nëntor të vitit 2021, Andrea Çaushi u prangos nga policia me armë zjarri pa leje. Çaushi u prangos nga agjentët e policisë së Vlorës, teksa lëvizte në qytet me armë pa leje.

Një ditë më pas, Andrea Çaushi u lirua nga burgu nga gjyqtari Sokol Pine, edhe pse ishte kapur në flagrancë me armë pa leje, në këmbim të 50 milionë lekë të vjetra të ofruara nga i arrestuari në formën e garancisë pasurore.

Çaushi arriti t'a mbyllte këtë dosje më pas me prokurorin e çështjes, duke manipuluar provat dhe kaluar përgjegjësinë me marrëveshje shokut të tij, Eugert Bakalli.

Vijon me fakte të tjera.../Pamfleti

andrea Çaushi allias renato Çaushi kalaja e lëkurasit shfrytëzon për gurore dropullin e sipërm

Lini një Përgjigje