BKH ka zbuluar, se dhe Jona Suli është brenda pazareve e vjedhjeve që Ilir Beqja ka bërë me Ministren e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbarao, mbasi në kohën kur janë vjedhur fondet me letra false, ajo ka qenë asistente e Mirela Kumbaros dhe ka firmosur dokumente fiktive, ndërsa Babloku do emërojë një tjetër si ata...
Shtatë muaj pasi zëvendësoi Ilir Beqjen në detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Donacioneve të BE në kryeministri, Jona Suli u shkarkua në heshtje me urdhër të Edi Ramës, por sekretari Engjëll Agaçi e serviri si dorëheqje për “Arësye familjare”.
Informacioni që ka siguruar “Pamfleti” nga burime brenda BKH-së, bën me dije, se kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar drejtoreshën Jona Suli, me të njëjtin motiv që shkarkoi edhe Ilir Beqjen në muajin nëntor 2023, kur ndaj tij nisi hetimi për vjedhjen e fondeve të BE, por e paraqiti si dorëheqje.
Dhe ndaj Jona Sulit, SPAK ka nisur hetimin për 2 çështje, me objekt devijimin prej saj të fondeve që ka dhënë BE; dhe fshehje, dëmtim e zhdukje të dokumenteve të vjedhjeve që ka bërë ish-drejtori Ilir Beqaj e koordinatori i tij Ermal Kurtulaj.
Gjatë hetimit për Ilir Beqjen, BKH konstatoi se dhe drejtoresha Jona Suli, ka abuzuar me fondet e BE, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke shpenzuar për aktivitete fiktve, pa lidhje me qëllimin e donacioneve dhe devijimin e tyre në investime të tjera jashtë projekteve të BE.
Ndërsa dokumentet e vjedhjeve të Ilir Beqjes, pasardhësja drejtore Jona Suli i ka fshehur, dëmtuar e zhdukur, pas nisjes së hetimit nga SPAK dhe pas kërkesës së BKH për t’i marrë ato.
Madje fillimisht, ajo e refuzoi BKH-në, duke zbatuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që hetuesit të mos pranoheshin në zyra e të mos u jepej asnjë dokument, telefon e kompjuter.
Por pas procedimit të Ilir Beqjes, me presion të BE si palë e mashtruar dhe e dëmtuar financiarisht, Babloku u detyrua të lejonte marrjen e dosjeve të fondeve dhe kompjuterëve që u kërkuan nga BKH në kuadër të hetimit.
BKH ka zbuluar, se dhe Jona Suli është brenda pazareve e vjedhjeve që Ilir Beqja ka bërë me Ministren e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbarao, mbasi në kohën kur janë vjedhur fondet me letra false, ajo ka qenë asistente e ministres Mirela Kumbaro dhe ka firmosur dokumente fiktive.
Ditën që SPAK publikoi bisedat telefonike mes Ilir Beqjes e Mirela Kumbaros për pazare me fondet e BE, për tenderë, dreka e darka, kryeministri Edi Rama e shkarkoi drejtoreshën Jona Suli, nga frika se mos e arrestonin në zyrë.
Pas shkarkimit të saj, të cilin e serviri si dorëheqje, Edi Rama shpalli garën për postin e Drejtorit të Agjencisë së Fondeve të BE, por dhe ky konkurs do jetë fiktivë, sepse drejtore është paracaktuar Eridana Ylli Çano drejtoreshë në kryeministri.
Sa për kujtesë, Eridana Çano është Drejtoreshë e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, që falsifikoi këshillimet popullore për legalizimin e kanabisit, amnistisë fiskale e basteve sportive; të cilët i nxori sikur 80% e shqiptarëve ishin dakord, duke plotësuar dhe letra false, sikur gjoja ishin shpenzuar 2 milionë Euro me formularët dhe zarfet e dërguara me postë në çdo familje.
Ndërsa në CV-ën e Eridana Çanos, përveç punëve prej 11 vitesh brenda kryeministrisë; në vitet 2006-2013 ka qenë në Francë, Kosovë e Moldavi, ku deklaron se ka punuar me kontrata pune provizore, por pa përcaktuar llojet e punëve./Pamfleti
Lini një Përgjigje