Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Por prokurori Aurel Zarka është nën hetim edhe për çështjen Gjikoka. Prokurori Zarka ka ndikuar në prokuror të Prokurorisë Vlorë dhe në çështjen penale të personit të akuzuar Helidon Gjikoka.
Helidon Gjikoka është i pandehur dhe në gjykim sëbashku me 16 shtetas të tjerë punonjës të ASHK Tiranë e Vlorë për vjedhjen me anën e mashtrimit të një kompleksi në Dhërmi.
Prokuroria në shumë raste ka qënë në rolin e avokatit mbrojtës dhe jo në rolin e akuzës duke u bërë palë me krimin.
Prokuroria ka hequr dorë nga akuza por gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë ka urdhëruar gjykimin e palëve me të njëjtat akuza të ngritura më parë. Por me ndikimin e Prokurorit Aurel Zarka prokurori i çështjes ka hequr dorë për herë të dytë nga një sërë akuzash të cilat Gjykata e Lartë kishte urdhëruar ti gjykonin.
Pra prokuroria e Vlorës ka hequr dorë në shkelje të vendimit të gjykatës së Lartë dhe kjo është bërë me ndikimin e prokurorit të Vlorës Aurel Zarka i cili ndodhet nën hetim për këtë çështje.
Prokurori Zarka është në hetim sëbashku me një grup avokatësh të dhomës së avokatisë Vlorë dhe ish gjyqtar të po të kësaj gjykate dhe aktualisht janë duke kryer rolin e avokatit sekser. Për këtë aferë korruptive pritet që SPAK ti caktojnë një masë të dytë arresti.
Arrestimi i Zarkës
Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë natës dhe është transferuar në Tiranë. Se bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmen Astrit Vladi.
Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.
Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'
Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.
Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.
Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.
Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Auris”.
Lini një Përgjigje