
Doganieri në krye të qytetit më të bukur të vendit, mëkat i madh i Edi Ramës!
Këto dy kazanë të tejmbushur të mbeturinave ndodhen pikërisht pranë shtëpisë së kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli. I kryqëzuar nga Edi Rama prej kohësh për çështjen e pastrimit, Xhakolli thirri në “ndihmë” Lucën e Peshkut që rri gjithë ditën në video face, i cili fliste për “Pogradecin e luleve edhe të barit”.

Mirëpo vetëm këto dy foto flasin më shumë se 1 mijë fjalë që mund të dërdëllisin biznesmenët e lidhur me qeverinë.

Pogradeci, gjatë periudhës së tranzicionit është një nga qytetet më të ekuilibruara në Shqipëri. Ai asnjëherë nuk ka qenë një bastion politik i bunkerizuar, por është qeverisur herë pas here nga segmente të ndryshme të politikës. E së bashku me këtë traditë jo të bunkerizuar, në 30 vjet, Pogradeci ka qenë modeli i ndryshëm i Shqipërisë kaotike të tranzicionit. Ndërsa ndërtimet pa leje, betonizimi, si dhe pisllëku që mbuloi Shqipërinë, Pogradeci mbeti një ishull i pastër, i qetë dhe natyrisht mjaft tërheqës.
Në ditët më të vështira për vendin, siç ishte tërmeti i 2019-s, Pogradeci u kthye në qytetin, ku i gjithë vendi gjeti strehë për t’ju larguar katastrofës e për të gjetur pak qetësi.
Ndërkohë, pas ardhjes së doganierit socialist, që erdhi në krye të bashkisë në zgjedhjet që konkuroi me veten e tij, gjithçka ndryshoi.
Në vend të qetësisë, tolerancës, pastërtisë e fjalëve të civilizura që kishin politikanët e qytetit, në Pogradec u kthye arroganca.
E zyrtarit që paralelisht me postin e kryetarit të bashkisë mban edhe atë të biznesmenit, duke shkelur fort mbi konfliktin e interesit.
I cili e drejton bashkinë jo në traditën fantastike të Pogradecit gjithë këto vite, por njësoj si biznesin e tij. E ka sjell mjaft probleme e stres, sidomos për biznesin e qytetit, i cili është një nga më të mirët në vend, i trajnuar për shërbimin perfekt turistik.
Pogradeci nuk ka nevojë për të shpikur rrotën kryetari. Pasi ka qenë qyteti i parë në Shqipëri, i cili ka pasur 24 orë ujë, kur i gjithë vendi rrinte me ditë pa një pikë. Qeveria gjermane zgjodhi Pogradecin si projekt pilot për ujësjellësin dhe ujërat e zeza, vite e vite më parë, duke rregulluar kështu infrastrukturën bazike.
Bashkisë së qytetit nuk i duhet të bëjë asgjë tjetër, veçse të pastrojë rrugët e trotuarët e të mbledhë mbeturinat, e ti dërgojë në vendin e duhur.
Asnjëherë nuk është parë qyteti në këtë gjendje, i tejmbushur me plehra e intoksikim prej tyre.
Në Pogradec njerëzit shkonin me qejf pikërisht prej pastërtisë dhe ajrit të pastër. Po ja as këtë nuk po e bën kryebashkiaku që e njohin më shumë në qytet si doganier. Pikërisht në vitet kur dogana ishte miniera e arit për të gjithë që punonin atje. E jo më kot mjaft doganierë më pas i hynë politikës ose biznesit, duke shumëfishuar milionat. Kështu edhe Xhakolli, pasi la doganën u bë deputet, e më pas kryetar bashkie që nuk pastron as plehrat e shtëpisë së tij. /Pamfleti
Lini një Përgjigje