SHBA-BE duhet ta dinë, se kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk dëshirë ta luftojë korrupsionin e shfrenuar, ekstrem e masiv; por dhe KLSH që zbulon vjedhjet, prej një jave i ka vërsulur Eduard Shalsin për ta kontrolluar...
Një nga kapitujt bazë të negociatave për pranimin në BE, dhe një nga kërkesat ultimative të DASH për Qeverinë Shqiptare është lufta kundër korrupsionit, që tashmë ka mbërthyer krejt institucionet; nga kryeministria, ministritë, bashkitë e deri te njësitë lokale të pushtetit.
Për të mashtruar partnerët e SHBA-BE dhe për të bërë show para shqiptarëve, kryeministri Edi Rama po përdorë si “gjethe fiku” Ministrinë Anti- Korrupsion, të krijuar qëllimisht për të bërë demagogji me luftën kundër korrupsionit.
Është aq false, farsë e është bërë aq qesharake lufta kundër korrupsionit, sa ministrja Adea Pirdeni, deklaroi ditën e hënë, se ka nisur zbatimi i një projekti me afat deri në vitin 2030, që ka objekt ndalimin e korrupsionit.
Sipas ministres anti- korrupsion, qeveria do ta luftojë korrupsionin, duke edukuar zyrtarët hajdutë deri në vitin 2030, me këto mënyra, që sipas saj janë metoda efiçente dhe model i ri inovativ i kryeministrit Edi Rama, të cilin, sipas saj duhet ta zbatojnë dhe qeveritë e vendeve të tjera.
- Fillimisht, ministrave, drejtorëve, krye bashkiakëve, drejtuesve të agjencive, enteve shtetërore e zyrtarëve që vjedhin, do t’u tërhiqet vëmendja konfidencialisht.
- Në bashkëpunim me OJF-të që do paguhen 5 milionë Euro nga qeveria për këtë projekt edukimi anti-korrupsion; zyrtarëve hajdutë do t’u sqarohet se çfarë është korrupsioni në aspektin etik e moral, çfarë janë vjedhjet e fondeve publike dhe çfarë dëmesh i shkaktojnë shtetit, që ata të mos bëjnë korrupsion e të mos vjedhin, projekt i cili do përfundojë në fund të vitit 2030.
- Qëllimi i këtij projekti edukimi anti- korrupsion, është që zyrtarëve hajdutë të mos u cenohet figura publikisht dhe të mos çohen para drejtësisë, por të kritikohen e edukohen brenda institucioneve qendrore e lokale ku ata vjedhin.
- Për realizimin e këtij projekti edukimi anti-korrupsion, do bashkëpunojnë dhe zyrtarët hajdutë, me qëllim që siç thotë Ministrja Anti-korrupsion, Adea Pirdeni, lufta kundër korrupsionit të përfshijë të gjitha palët me idetë e tyre.
Nuk e dimë, nëse ky projekt anti- korrupsion do edukojë dhe kryeministrin Edi Rama, Engjëll Agaçin, ministrat Manastirliu, Gonxhe, Peleshi, Denaj, Kumbaro, Ervin Mete, Albana Koçiu; Delina Ibrahimaj e Bora Muzhaqi që “shkrin” miliona me projekte fiktive të fëmijëve e rinisë.
SHBA-BE duhet ta dinë, se kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk ka dëshirë ta luftojë korrupsionin e shfrenuar, ekstrem e masiv; por dhe KLSH-në që zbulon vjedhjet, prej një jave i ka vërsulur Eduard Shalsin që ta kontrollojë.
Mjafton të kujtojmë deklaratën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, se kryeministria, Kuvendi, asnjë ministri, drejtori, bashki e ente shtetërore si tatimet, doganat, Drejtoria e Rrugëve, KESH, OSHEE, QSUT, AZHBR etj., nuk kanë bërë asnjë kallëzim për zyrtarët hajdutë, madje as për ata që janë arrestuar e dënuar./Pamfleti
Lini një Përgjigje