Duke qenë se komisioni “Xhafaj” ka si synim të fusë në skaner institucionet e pavarura, po gatuhet që të mos shkrihet vetëm KLSH, por dhe disa organet të tjera....
I ngritur si një komision për të luftuar korrupsionin, në fakt ai që quhet rëndom si “Komisioni Xhafaj”, do të përdoret si një mashë nga Edi Rama për të goditur të gjitha ato institucione që i rrënojnë imazhin.
Prej disa ditësh kemi parë një luftë frontale që i është hapur Kontrollit të Lartë të Shtetit. Eduard Shalsi, po përdoret si ‘snajper’ për të sulmuar Arben Sheun, teksa duket se në prapaskenë ka një plan ogurzi për të shkrirë KLSH. Ishte vetë Shalsi që njoftoi krijimin e një ligji të ri, teksa Jorida Tabaku tha të enjten në Kuvend se synohet të krijohet një Gjykatë Auditi. Por duket se plani është akoma më i thellë.
Duke qenë se komisioni “Xhafaj” ka si synim të fusë në skaner institucionet e pavarura, po gatuhet që të mos shkrihet vetëm KLSH, por dhe disa organe të tjera. Për shembull, Gjykata e Auditit do të marrë dhe kompetencat e ILDKP. Pra synohet që të shkrihet dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjykata e Auditit do të ketë si fokus pasuritë dhe auditin e tenderëve. Jo se aktualisht ILDKP e ka rrezikuar Edi Ramën dhe njerëzit e tij, pasi ky institucion ka “vdekur”. Por deklaratat e pasurisë janë aty dhe SPAK e ka të lehtë t’i aksesojë.
Skenari është bërë publik nga deputetët e PD, Edmod Spaho dhe Jorida Tabaku. Të dy thonë se mazhoranca po planifikon që nëpërmjet komisionit të posaçëm të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, PS kërkon të shkrijë Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ILDKPI dhe të krijojë një gjykatë auditi ku të mund të emërojë njerëzit e saj të besuar.
“Synimi i mazhorancës është të shkrijë KLSH, të shkrijë ILDKP, dhe të krijojë Gjykatën e Auditit”, tha Spaho.
“Është ngritur një komision i posaçëm, i cili do të bëjë edhe ndryshimet administrative dhe ndryshimet administrative mund të kenë parasysh edhe disa nga këto institucione se si të rigrupohen, të shkrihen, të ndryshohen, sigurisht që kjo kërkon ndryshime kushtetuese.
Por unë po flas për disa elementë që komisioni i posaçëm është duke i marrë parasysh, të kthehet në një formë gjykate që të ndryshojë fokusin, por janë duke parë analizat e disa vendeve të tjetra”, deklaroi Tabaku në një televizion.
Pra shtatori duket se do të vijë me shumë zhvillime. Përveç ndryshimeve të pritshme në qeveri, Rama do të dalë me një skemë riorganizative në nivel institucional, duke dhënë sinjale se çdo gjë do kapet nga PS. /Pamfleti
Lini një Përgjigje