Për të fshehur e shpëtuar pasuritë që ka vënë nëpërmjet ryshfeteve nga vendimet gjyqësore, Klodiana Gjyzari inskenoi divorcin me të shoqin, Eugen Gjyzari, ish-Drejtor Juridik i Bashkisë Himarë, me gjoja sherre e konflikte fizike për “moral”, por aktualisht janë avokatë të përbashkët të Dionisios Alfred Belerit e kandidatit Petros Gjikurias...
Këtë javë, vajza “non- grata” e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit “non- grata” Sali Berisha, doli në televizionin e familjes, ku për 3 orë përsëriti të njëjtat broçkulla për masat “Arrest shtëpie” të babait e të bashkëshortit, por pas çdo sqarimi sulmoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes.
Dihet, që sheikja Argita Berisha, synon të shpëtojë babain e burrin, sepse faktikisht, ajo mbron pasuritë e shumta dhe miliardat që kanë vjedhur si familje, kur babi Saliu ishte kryeministër, madje që nga koha e pushtetit të piramidave kur ishte me fuqi prej sundimtari.
Në krahë të profesores “non- grata”, ishte dhe Klodiana Gjyzari, mikesha e Argitës, e prezantuar si avokate e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, njëherazi avokate e Dionisios Alfred Beleri dhe konsulente juridike e kandidatit të PD-ës në Himarë, Petros Gjikurias.
Avokatja Klodiana Gjyzari, ligjëronte si “bilbil gjyzar” në mbrojtje të Sali Berishës, duke mbajtur leksione për drejtësinë e shkelur nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, shoqëruar me ligje, konventa ndërkombëtare të BE, OKB, OSBE e Gjykatës së Strasburgut.
Ashtu si Argita, dhe Klodiana Gjyzari, ish-gjyqtare në Vlorë e shkarkuar nga të dy shkallët e vettingut; pas çdo ligjërate për gjoja padrejtësi ndaj Saliut e Malltezit, sulmoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes, duke u bërë thirrje për lirimin e tyre, në respektim të të drejtave të njeriut, barazisë para ligjit e mos ndikimit nga politika dhe krimi.
Është qesharak, morali i ish-gjyqtares Klodiana Gjyzari, bërë për drejtësi, barazi para ligjit e mos lidhje të drejtësisë me krimin; për faktin se gjatë 22 viteve gjyqtare në Vlorë, ajo ka bërë batërdi me vendimet gjyqësore, kundër të drejtave të qindra qytetarëve, në favor e mbrojtje të vrasësve, trafikantëve, përdhunuesve, zyrtarëve të korruptuar e grabitësve të tokave në bregdet, kundrejt marrjes së ryshfeteve e pasurive.
Aq e zhytur është gjyqtarja Klodiana Gjyzari në korrupsion e favorizime të eksponentëve e grupeve të krimit në Vlorë, Fier, Lushnje e Berat, sa nuk mundën ta shpëtonin dot nga shkarkimi, as politikanët, oligarkët e trafikantët, që u ka dhënë vendime gjyqësore me dokumente false për toka të grabitura në bregdet, sidomos në Himarë, nëpërmjet bashkëshortit Eugen Gjyzari, Drejtor Juridik i Bashkisë.
Për të fshehur e shpëtuar pasuritë që ka vënë nëpërmjet ryshfeteve nga vendimet gjyqësore, Klodiana Gjyzari inskenoi divorcin me burrin me gjoja sherre e deri konflikte fizike për “moral”, por aktualisht janë avokat të përbashkët të Dionisios Alfred Belerit.
Ndërsa lidhur me moralin e saj për drejtësi të barabartë dhe pa lidhje me krimin, po i kujtojmë, se gjatë hetimit nga komisioni i vettingut, iu zbuluan 310 vendime gjyqësore në shkelje të plotë të ligjit dhe me prova të falsifikuara, ka mohuar të drejta të qytetarëve, duke favorizuar oligarkë, eksponentë të botës së krimit e zyrtarë hajdutë./Pamfleti
Lini një Përgjigje