TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Gusht 2024, 13:48

Bosi i drogës dhe krimit Andrea Çaushi kthen në lokal Kalanë e Lëkursit përmes Vangjel Tavos dhe Edi Ramës. A do të veprojë SPAK?

Shkruar nga Pamfleti
Bosi i drogës dhe krimit Andrea Çaushi kthen në lokal
Kalaja e Lëkurësit /

Kalaja e Lëkurësit në Sarandë, një nga pikat më strategjike dhe atraksionet turistike, ka rënë përfundimisht në duart e një prej figurave kryesore të krimit dhe trafiqeve në zonën Sarandë Tepelenë, duke përdorur si kamuflim kompaninë Alb Tavos me nipt K44203803A...

 

Bëhet fjalë për Andrea Çaushi alias Renato Çaushi, një bos ndërkombëtar droge, me dosje penale në Shqipëri dhe Itali, me rekorde të tjera kriminale; si përplasje me armë, plagosje e rëndë, pastrim parash etj.

Nga 14 korriku i vitit 2023, Kalaja e Lëkursit ka kaluar plotësisht nën kontrollin dhe menaxhimin e Andrea Çaushit, subjekt i ligjit anti-mafia.

Fillimisht, Kalanë e Lëkurësit e mori në menaxhim në vitin 2013 Vangjel Tavo, përmes nipit të tij Harallamb Tavo, me kompanisë Alb Tavos. Tavo në atë kohë ishte me Ilir Metën, i cili kushtëzonte Ramën në qeverisje, duke i marrë çfarë t'i kërkonte.

Bosi i drogës dhe krimit Andrea Çaushi kthen në lokal

Në prill të vitit 2017 u fut në lojë bosi i drogës Andea Çaushi, i cili i bleu 50 % të aksioneve të kompanisë Alb Tavos nipit të Vangjel Tavos, për 740 mijë euro.

Deri në korrik të vitit 2023, Andrea Çaushi arriti të merrte 100 % të aksioneve në kompaninë Alba Tavos që menaxhon Kalanë e Lëkursit në Sarandë, duke e kthyer në lokale dhe restorante.

Çaushi i bleu edhe 50 % të aksioneve të kompanisë Alb Tavos të nipit të Vangjel Tavos, përmes të afërmes së tij, Dritjona Çaushi.

Bosi i drogës dhe krimit Andrea Çaushi kthen në lokal

Pra me dy lëvizje, Andrea Çaushi bleu kompaninë e nipit të Vangjel Tavos për 1.5 milionë euro, për të shfrytëzuar kalanë e Lëkursit për biznes privat dhe me shumë gjasë për të pastruar para të pista.

Ligji e ndalon kategorikisht lidhjen e kontratave nga institucioneve publike me personazhe me rekorde kriminale.

Cili është burimi i 1.5 milionë euro për të blerën e kompanisë Alb Tavos për të marrë në dorë Kalanë e Lëkursit?

Çfarë pasurish të tjera ka Andrea Renato Çaushi dhe me çfarë i justifikon?

Si u ka shpëtuar dënimeve për plagosjen e rëndë të biznesmenit të lokal “Orange” në Sarandë, Spiro alias Ermal Iljadhi?

Si i ka i shpëtuar herën e parë drejtësisë, kur ai la prokurorinë me “gisht në gojë”, me operacionin e koduar “Viluni” të trafikut të drogës, një dosje kjo e hetuar nga prokuroria Italiane dhe ajo e Krimeve të Rënda, por që Çaushi doli nga burgu përmes vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda?

Si i ka shpëtuar drejtësisë si menaxher i parcelave të kanabisit në zonën e Tepelenës dhe Sarandës, përpunimit dhe trafikimit drejt Italisë?

Po SPAK a ka nisur ndonjë hetim pasuror për Andrea Çaushin alias Remato Çaushi?

Po për kontratat e ministrisë së Kulturës për kthimin në restorante të kalave do të nisë ndonjë hetim SPAK? Vijon me fakte të reja.../Pamfleti

kalaja e lëkurësit vangjel tavo edi rama spak andrea çaushi

Lini një Përgjigje