TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Gusht 2024, 15:20

Nga 17 ministra, 11 nuk janë deputetë; si po konturohet grupi i ri parlamentar i PS, panik te kasta e vjetër politike

Shkruar nga Pamfleti

Nga 17 ministra, 11 nuk janë deputetë; si po konturohet grupi i ri

Në 30% të listave ta garantuara, Babloku do kandidojë drejtorët e rinj që emëroi këto ditë te Kadastra, Porti Detar, IKMT, KESH etj., por dhe 30 drejtorë e ish-drejtorë qendrorë që kanë firmosur dhe po firmosin miliona euro tenderë e grabitje të pasurie...

Qeveria është strukturë me mandat politik dhe logjiksht duhet të krijohet me ministra politikë e deputetë, por me ndryshimet e fundit, kryeministri Edi Rama ka krijuar kabinet ministror me drejtorë e këshilltarë, shumica të panjohur e pa asnjë kontribut në aksionet partiake të PS-ë.

Aktualisht, nga 17 ministra që ka qeveria “Rama”, 11 prej tyre nuk janë deputetë e as drejtues të strukturave partiake, të cilët paçka se u votuan nga deputetët e PS, nuk janë mirëpritur prej tyre, sepse u rrezikojnë ekzistencën në parlament.

Sipas statutit të PS, ata do jenë automatikisht anëtarë të asamblesë e kryesisë së partisë dhe do emërohen drejtues politikë në qarqe; që do të thotë, se po fillon një spastrim tjetër, duke spostuar e nxjerrë jashtë loje shumë deputetë që janë aktualisht.

Këtë skartim, Edi Rama e paralajmëroi me deklaratën në kongres, se ka deputetë parazitë, interesaxhinj e thashethemexhinj, që kanë humbur kontaktet me anëtarët, por dhe duke përdorur Helenën, si “modelin e ri” të deputetit e drejtuesit të partisë.

Në zgjedhjet dhe qeverinë e vitit 2013, Edi Rama spostoi brezin e profesorëve të PS, duke krijuar kabinet e kryesi partie me shokët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, disa prej të cilave janë në burg e nën hetim.

Ndërsa në zgjedhjet 2017-2021, bëri spostimin e krejt kastës së vjetër të PS; madje Gramoz Ruçin e detyroi të jepte dorëheqje pas marrjes së mandatit, ndërsa Fatmir Xhafajn e Pandeli Majkon i vendosi në fund të listës.

Prurjet e reja në qeveri e në PS, kanë krijuar panik te kasta e deputetëve aktualë, sepse ata e dinë, që ministrat e rinj do futen kandidatë në pjesën 30% të listave ta garantuara.

Janë futur në panik, sepse kanë dëgjuar, që përveç ministrave të rinj, Babloku do kandidojë  për deputetë, drejtorët e rinj që emëroi këto ditë te Kadastra, Porti Detar, IKMT, KESH e që do emërojë në vijim te institucionet e shërbimet qendrore, por dhe 30 drejtorë e ish-drejtorë qendror, që kanë firmosur dhe po firmosin miliona euro tenderë e grabitje të pasurie.

Skema e spostimit që po përgatit Babloku, për listat e kandidatëve të vitit 2025, kuptohet nga fakti, që këtë skemë do ta relizojë nëpërmjet platformës fiktive “Deputeti që duam”, drejtimin e të cilës ia ka lënë formalisht në dorë ministres Bora Muzhaqi.

Nëse kjo është skemë reale për përzgjedhjen kandidatëve për deputetët që duan qytetarët, le ta drejtojnë organizatat e PS nëpër bashki me vlerësime nga anëtarësia, por Babloku ia ka lënë ministres karagjoze Bora Muzazhi, për të thënë se nuk ka preferenca për kandidatët.

Skenarin e spastrimit, Edi Rama e ka paralajmëruar, me faktin që ministrave jo deputetë, Igli Hasani, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha, Petrit Malaj, Blendi Gonxhja, Albana Koçiu e Arbjan Mazniku, u ka dhënë në dorë sektorët strategjikë si diplomacinë, ministrinë e policisë, ushtrinë, financat, ekonominë, shëndetësinë e pushtetin lokal, që kanë 75% të buxhetit, 100%  të pasurive, anti-krimin, anti-trafiqet, bashkitë, listat e zgjedhësve e sigurinë kombëtare.

Dhe 4 ministret Adea Pirdeni, Delina Ibrahimaj, Majlinda Dhuka e Bora Muzhaqi, vërtetë që janë e trajtohen si kukulla nga Babloku, por nëpërmjet tyre ai kontrollon bizneset dhe zhduk miliona Euro fonde me projekte fiktive./Pamfleti

grupi parlamentar kasta e vjetër në panik

Lini një Përgjigje