TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Gusht 2024, 14:35

Zbulohet truri financiar i organizatës kriminale Çopja

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet truri financiar i organizatës kriminale Çopja

Maklen Mici, dyshohet se ishte truri financiar dhe pastronte milionat e organizatës kriminale të drejtuar nga vellëzërit Franc Çopja e Hajdar Çopja Bako, i njohur si Dari i Elbasanit. Ndaj Micit është firmosur urdhër arrest me kërkesë të SPAK, pasi janë siguruar të dhëna që ka trasferuar përmes exchange që ndodhet në afërsi të Bankës së Shqipërisë miliona euro të klanit kriminal.

Burime pranë SPAK bënë me dije se një pjesë e parave janë investuar në ndërtim. Vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, i pari i ekstraduar në Belgjikë dhe i dyti në Dubai, akuzohen se kanë urdhëruar dhe financuar 6 vrasje familjarë të kundërshtarit të tyre të përbetuar Erjon Alibej i njohur si Krymi, si dhe kanë planifikuar dhjetëra atentate të tjera.

Përplasja mes Çopjave dhe Alibejve, nisi për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e kokainës. Klani kriminal Çopja dyshohet se zotëron pasuri miliona euro, një pjesë e të cilave janë sekuestruar. Ndërsa gjatë aksionit të SPAK, u sekuestrua 1 milionë euro cash, raporton vna.

Goditja e këtij grupi me bazë kryesore në Dubai vitet e fundit, erdhi pas zbërthimeve të komunikimeve në SKY ECC, por edhe dëshmive të të penduarit Nuredin Dumani. Klani Çopja rezulton të ketë qenë i implikuar edhe ne megagrabitjen e ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Lini një Përgjigje