TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Gusht 2024, 11:56

Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem, mister burimi i parave dhe një dosje tjetërsimi pronash

Shkruar nga Pamfleti

Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem,

Dy aspekte mbeten mister dhe vetëm SPAK mund t'i qartësojë; Mënyra se kanë arritur të bëhen pronarë të zonës bregdetare dhe burimi i parave për ndërtimin e hoteleve.

Në vitin 2017, Policia e Shtetit zbuloi një skemë të falsifikimit dhe tjetërsimit të 36 hektarë tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Spillesë.

Koka e skemës mafioze ishin ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, me disa emra, nën hetim nga SPAK dhe i dënuar për përdhunim në grup, si dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Gentian Daja, i akuzuar nga opozita si i dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Që të dy, jo vetëm i shpëtuan drejtësisë, por ndërtuan Supreme Hotel, në Rrugën Besa në Qerret të Golemit, një investim miliona euro, kamufluar me një kompani fantazmë me kapital 300 mijë lekë dhe mbi pronë të përfituar në mënyrë të dyshimtë.

Në grupin e personave që kishte përfituar sipërfaqe ranishte në bregdet rezultoi edhe Zenel Dulla.

Pas vitit 2017, në Golem nisin të ndërtohen me shpejtësi hotele luksoze, buzë detit, madje edhe në det, me vlerë investimi dhjetëra milionë euro.

Disa nga hotelet dhe resortet më luksoze janë ndërtuar dhe po ndërtohen nga Elton dhe Zenel Dulla, të cilët janë vëllezër.

Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem,
Elton Dulla
Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem,
Zenel Dulla

Dy aspekte mbeten mister dhe vetëm SPAK mund t'i qartësojë; Mënyra se kanë arritur të bëhen pronarë të zonës bregdetare dhe burimi i parave për ndërtimin e hoteleve.

Në vitin 2017, Zenel dhe Elton Dulla themelojnë kompaninë BRILLANT HOTEL & SPA, me nipt L73611802A, me kapital 1 milionë lekë. Me këtë kapital modest, kompania ka ndërtuar Hotel Brilant në Golem, një investim me vlerë dhjetëra milionë euro, përfshirë edhe  një pistë në kundërshtim me ligjin në det.

Në vitin 2019, Elton dhe Zenel Dulla themelojnë kompaninë GRAND BRILLANT me nipt L93512801T, me kapital 10 mijë lekë. Përmes kësaj kompani ka investuar miliona euro në ngritjen e pallateve po në zonën e Golemit, Kavajë.

Në vitin 2019, Elton Dulla themelon kompaninë HOTEL& WELLNES, me nipt L92531801U, me kapital 1 mijë euro. Përmes kësaj kompanie po investon miliona euro në ndërtim në zonën e Qerretit.

Në vitin 2023, Elton Dulla themelon kompaninë, BRILLIANT TRAVEL & TOURS me nipt M32918801I, me kapital 5 mijë lekë, përmes të cilës ka nisur të kryejë transaksione qindra mijëra euro me burim të dyshimtë.

Në vitin 2020, Zenel Dulla dhe pronari i Bonita, Astrit Ismaili themelojnë kompaninë e ndërtimit BONITA & BRILLIANT, me nipt M03406801B, me kapital 100 mijë lekë, me të cilën po investojnë miliona euro në ndërtim në zonën e Golemit.

Në vitin 2022, Zenel Dulla themelon kompaninë DION-2022, me nipt M23614802L, me kapital 400 mijë euro. Në këtë rast mbetet i dyshimtë origjina e kapitalit 400 mijë euro.

A kanë bërë ndonjë verifikim Krimi Ekonomik, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe shërbimet informativ rreth veprimtarisë së këtij karteli kompanish, i cili befas gjatë 6 vitet e fundit kanë qarkulluar dhjetëra milionë euro?

Kush qëndron pas këtyre kompanive, hoteleve dhe pallateve në Golem? Vijon.../ Pamfleti

Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem,

Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem,

Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem,

Zenel dhe Elton Dulla hotele dhjetëra milionë euro në Golem,

Lini një Përgjigje