TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Gusht 2024, 10:38

Kush është Ministri i Financave, Petrit Malaj, bashkëfshatari i Gramoz Ruçit dhe çfarë shërbimesh i ka bërë Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

 

Kush është Ministri i Financave, Petrit Malaj, bashkëfshatari i
Ministri i Financave Petrit Malaj /

Dokumenti/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, me firmën e tij “BDO” ka “gatuar” shifrat e Cens-2023...

Dhe me emërimet e 3 ministrave të rinj Pirro Vengo, Ervin Hoxha e Petrit Malaj, kryeministri Edi Rama veproi privatisht pa pyetur strukturat e PS e pa dhënë sqarim publik, se për çfarë vlerash i përzgjodhi si ministra dhe përse i shkarkoi Taulant Ballën, Niko Peleshin e Ervin Meten.

Pirro Vengo e Ervin Hoxha, dihet që i kanë kryer shumë shërbime për pazaret personale të kryeministrit Edi Rama në projektin e kullave Alabbar, lejimin e trafiqeve e kontrabandës në Portin- Durrës dhe përdorjen e IKMT për klientelizëm në ndërtimet pa leje.

Ndërsa emërimi i ministrit të Financave, Petrit Malaj ishte aq i beftë, sa askush nuk e dinte cili ishte si figurë; madje ishte aq i panjohur, sa nuk e njihnin as ministrat, drejtuesit dhe deputetët e PS, të cilët menduan se ishte aktori Petrit Malaj, deri sa u sqarua që ishte drejtori i AKBN.

Por një dokument zyrtar i ardhur në “Pamfleti”, zbulon se përveç faktit, që tepelenasi Petrit Malaj është bashkëfshatar dhe afërt i Gramoz Ruçit; ai i ka kryer kryeministrit Edi Rama, një seri shërbimesh te INSTAT, për hartimin e shifrave sipas interesit të propagandës së qeverisë.

Një nga shërbimet që ka bërë Ministri i Financave, Petrit Malaj, është mbështetja e Edi Ramës, me kalkulimin e shifrave për të dhënat e “Census-2023”, të cilat dihet që janë mashtrim zyrtar.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, INSTAT ia la nxjerrjen e shifrave të censusit, firmës “BDO Albania” me drejtor ekzekutiv dhe pronar Ministrin e Financave, Petrit Malaj, babain e tij Limos Malaj e izraelitët Danny Margalit, Shahar Ziv, Eyal Alexander Rubin, Erez Soffer.

Kush është Ministri i Financave, Petrit Malaj, bashkëfshatari i

Nxjerrja e të dhënave të Censusit, u shty në pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe kompanisë “BDO Albania” të ministrit të Financave, Petrit Malaj, ngaqë shifrat reale të 11 viteve pushtet të PS, dolën në regres të madh dhe duheshin manipuluar.

Për këtë mashtrim, kërkohej një “usta” e 6 muaj kohë, për t’i sajuar të dhënat e numrit të banorëve të ikur e prezent, treguesit e arsimit, papunësisë, varfërisë, bizneseve, etnive, besimeve fetare etj.

Kompania “BDO Albania” e ministrit të ri të Financave dhe ortakëve të tij izraelitë, të cilët Edi Rama i njohu gjatë pazarit për bizneset e sigurisë kibernetike dhe koncesionit për luftën kundër korrupsionit; i nxorën shifrat e “Census 2023”, ashtu siç i kishte porositur Edi Rama, duke deklaruar vetëm 400 mijë shqiptarë të larguar, ulje të papunësisë, rritje të mirëqenies etj.

Për kalkulimin e shifrave, kompania e “BDO-Albania” e ministrit të Financave, mori tabletat e grupit që mblodhi të dhënat dhe i përpunoi në një mjedis të fshehtë jashtë godinës së INSTAT.

Kush është Ministri i Financave, Petrit Malaj, bashkëfshatari i

Këtë fakt e denoncoi “Pamfleti” më 9 shkurt 2024, por pa e ditur se cila ishte kompania private që ishte ngarkuar nga Babloku, për të falsifikuar të dhënat e censusit.

Më 7 shkurt 2024 e konfirmoi Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, i cili duke folur për sulmin kibernetik në INSTAT, tha se të dhënat e censusit, nuk ishin prekur, sepse nuk ndodheshin në INSTAT, por në një vend tjetër dhe i administron një kompani private.

Dokumentet e INSTAT, faktojnë se kompania që ka kryer falsifikimin e të dhënave të censusit, është e Petrit Malajt, i emëruar drejtor i AKBN-së më 15 janar 2024 e ministër i Financave; por  saktësojmë, se ka hartuar dhe shumë raporte të tjera të INSTAT./Pamfleti

petrit malaj ministri i financave

Lini një Përgjigje