TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Prill 2025, 14:07

Arjeta Puca e Bablokut, 60% të biznesit të armëve për 99 vite; maskë e dinastisë turke “Timak-Erdogan”

Shkruar nga Pamfleti

Arjeta Puca e Bablokut, 60% të biznesit të armëve për 99

Ministri Pirro Vengu, u emërua 2 ditë pas miratimit të ligjit për krijimin e kompanisë së prodhimit të armëve e municioneve “Kayo Sh.A”. 25% e aksioneve do futen në kanalet offshore; kur para miratimit të ligjit, Babloku tha se qeveria do jetë 100% pronare e kompanisë dhe 100% përfituese nga shitja e armëve dhe municioneve që do prodhohen...

Kryeministri Edi Rama, parapërgatiti nisjen biznesit të prodhimit të armëve e municionave, dhe më 26 korrik 2024 miratoi Ligjin Nr. 88, duke vendosur që fabrikat të ngrihen në ish-Kombinatin e Autotraktorëve-Tiranë e jo në ish-kombinatet ushtarake të Poliçanit dhe Gramshit.

Sipas ligjit, qeveria është 100% pronare dhe administratore e kompanisë “Kayo Sh.A”, që do prodhojë armë e municione për treg, por Babloku ka lënë hapësira të qëlllimta në këtë ligj, që kompanitë private klienteliste të futen si ortake koncesionare me shumicë të cilësuar.

Ende pa nisur ngritja e fabrikave, Babloku i “ka qepur” pazaret me kompaninë private “Timak”, regjistruar në emrin e mikeshës së tij dibrane Arjeta Puca që jeton prej 20 vitesh në Turqi, por që faktikisht është një kompani e lidhur me klanin e familjes “Erdogan”.

Në Shqipëri, kjo kompani hyri në muajin shtator 2016 me sekserizimin e Sinan Idrizit të çarterit të Bablokut, si importuese dhe tregtuese pjesësh këmbimi makinash, ndërsa në muajin  mars 2023, qeveria i dha 30 mijë m2 mjedise e objekte falas te ish-Metalurgjiku në Elbasan.

Në muajin janar 2024, pikërisht në kohën kur nga ish- ministri Niko Peleshi u trumbetua ri-fillimi i industrisë së prodhimit të armëve e municioneve, Babloku nxori në skenë dibranen Arjeta Puça, duke e promovuar si prodhuese të makinave ushtarake “Shota-Made in Albania”, me mashtrimin se i ka porositur NATO dhe ushtritë e shteteve të BE.

Në informacionin e siguruar nga burime konfidenciale brenda Ministrisë së Mbrojtjes e Ministrisë së Financave, thuhet se Babloku, ka urdhëruar që kompania private turke “Timak” e klanit dhe familjes “Erdogan”, të marrë 60% ortakëri të kompanisë shtetërore “Kayo Sh.A”.

Sipas pazarit, qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, do mbajë vetëm 15% aksione të kompanisë, që do të thotë, 15% të fitimit nga shitja e armëve dhe municioneve që do prodhojë kompania “Kayo Sh.A” në mjediset dhe objektet shtetërore.

Ndërsa për 25% të aksioneve të kompanisë ushtarake, nuk e di as ministri Pirro Vëngu se cilët do t’i marrin, por ai do firmosë në letër të bardhë, sepse Babloku ka vendosur t’i fsheh përfituesit në kanalet offshore; kur para miratimit të ligjit, tha se qeveria do jetë përfituese e 100% të fitimeve nga shitja e armëve dhe municionve.

Ndërsa tani, ka vendosur, pa dyshim me paramendim, që 85% të aksioneve të kompanisë dhe fitimeve që do sigurohen nga shitja e armëve e municioneve, do t’i marrin mafiozët turq dhe miqtë anonimë të offshoreve, si monopol koncesionar për 99 vite e pa taksa.

Kujtojmë, që në panairet e Shqipërisë në Athinë e Berlin më 2-3 mars 2025, Babloku e prezantoi kompaninë “Timak” dhe mikeshën Arjeta Puca, si ortake të kompanisë shtetërore “Kayo”, që do zhvillojë industrinë e prodhimit dhe tregtimit të makinave, armëve e municioneve ushtarake.

Kalimin te privati, të 85% të biznes-prodhimit të armëve e municioneve, do ta firmosë ministri Pirro Vëngu, i emëruar 2 ditë pas miratimit të ligjit për krijimin e kompanisë “Kayo Sh.A” dhe 7 anëtarët e bordit të saj, që janë zyrtarë të kryeministrisë, ministrisë së mbrojtjes, ministrisë së Financave e ministrisë së Ekonomisë./Pamfleti

arjeta puca timak erdogan

Lini një Përgjigje