
SPAK duhet të hetojë denoncimet publike, që janë bërë nga drejtues lokalë të PD- Shkodër e anëtarë të kryesisë qëndrore të kësaj partie, se biznesmesi i ilaçeve Kliti Hoti ka dhënë 700 mijë Euro ryshfet te hartuesi i listave, për të qenë te lista e mbyllur...
Kooptimi i biznesmenit të ilaçeve, Kliti Hoti, nga sponsor i PS, në listën e mbyllur të kandidatëve të PD të qarkut të Shkodrës, u tha se ishte shpërblim nga Sali Berishës, ngaqë ai ka qenë dhe sponsor i fondacionit “Fëmijët shqiptarë” të Liri Berishës.
Por nga ana tjetër, e vërteta është krejt ndryshe, prandaj, SPAK duhet të hetojë denoncimet publike nga drejtues lokalë të PD- Shkodër e anëtarë të kryesisë qëndrore të kësaj partie, se biznesmesi i ilaçeve Kliti Hoti ka dhënë 700 mijë Euro ryshfet te hartuesi i listave, për të qenë te lista e mbyllur.
Ndërsa demokratët e Shkodrës, përveçse kanë kandidat ortakun e Ilir Beqjes në biznesin e ilaçeve, duhet të mësojnë se Kliti Hoti ka linja të zeza bisnesi edhe me Tomë Doshin, Olta Xhaçkën, si dhe me kupolën e ministrisë së Shëndetësisë.
Në listën ilaçeve që rimbursohen, ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Kujdesit Shëndetësor, kanë futur 113 ilaçe me markën “Profarma” të Tomë Doshit, kur ato janë ilaçe që i fut kontrabandë, kandidati i Saliut, Kliti Hoti dhe ia jep Tomë Doshit e ndajnë milionat sipas pazarit.
Kontrabandën e ilaçeve, Kliti e realizon me lejen e kupolës së pushtetit të PS, finances i të cilës është, duke përdorur kompanin e tij “Novartis Pharma Service Inc”, dhe i shpërndan në kompanitë e ilaçeve e nëpër farmaci.
Përveç kompanisë ku është ortak Ilir Beqja, ndër depot që marrin ilaçe të kontrabanduara nga Kliti Hoti, është kompania “UniPharma Sh.p.k” ku 50% të pronësisë e ka burri i Olta Xhaçkës dhe kompanitë ortake "Mega Store" e “Medicamenta”, ku Olta Xhaçka ka nga 1.5 milionë Euro kapitale ilegale.
Por lidhjet në punë të pista mes kandidatit Kliti Hoti dhe Olta Xhaçkës, janë vendosur në vitin 2017, kur ajo u emërua ministre e Mbrojtjes dhe burri i saj krijoi firmën e ilaçeve “UniPharma Sh.p.k”, dhe u fut me kapitale në firmat "Mega Store" e “Medicamenta”.
Ndërsa Kliti Hoti, me urdhër të Bablokut, ishte emëruar Konsull Nderi i Hungarisë në Shqipëri, lidhjet e të cilit me Olta Xhçkën, u shtuan dhe u forcuan pas muajit shtator 2020 kur ajo u emërua Ministre e Jashtme.
Përveç kontrabandës dhe shitjes së ilaceve të dyshimta, punë të pista të Kliti Hotit me ish-minisren Olta Xhaçka, kanë qenë biznesi i bursave dhe lejeve të punës për në Hungari, Bullgari, Rumani, Itali, Gjermani, Suedi, Holandë, Zvicër, Francë, për të cilët merrnin pagesa ilegale.
Prej punëve të pista që bënin bashkë, Olta Xhaçka e pajisi Kliti Hotin, me statusin e diplomatit të lartë zartar të Shtetit Shqiptar, që nuk nuk lejehet të kontrollohet as fizikisht, as makina e as bagazhet në pikat e kalimit kufitar.
Ndërsa nga 1 makinë që e lejon ligji për pajisje me targa diplomatike, Olta Xhaçka i pajisi 3 makina, 1 prej të cilave e përdori kunati i tij Dorjan Sadiku, kontrabandist ilaçesh që doli në hetimet e SPAK bashkë me Ilir Beqjen.
Me këtë imunitet diplomatik që ka, Kliti Hotit nuk mund t’i kontrollohen as banesat e bizneset brenda e jashtë Shqipërisë, pa marrë miratim nga Ministria e Jashtme, ose me vendim të gjykate.
Por prokuroria e SPAK, nuk e procedojnë penalisht, megjithëse kanë denoncime e prova, sidomos për kontrabandë ilaçesh dhe përdorim të makinave me targa diplomatike nga kunati dhe të fortët që i maskon si sportistë. As më thoni se si do ta luftojë Sali Berisha Korrupsionin?!! Kaq edhe për sot!/Pamfleti
Lini një Përgjigje