Nëse SPAK heton listën e Monumenteve të Kulturës, do zbulojë se gjatë viteve që Mirela Kumbaro ishte Ministre e Kulturës, ka shkatërruar 113 monumente Kulture edhe brenda kalave, kishave xhamive e manastireve historike, por shkatërrimin më barbar, ia ka bërë Butrintit, me kontratën koncesionare 15-vjecare, që i ka dhënë kompanisë sallameri “Hako”, për të ndërtuar hotel e qebaptore betoni në qendër të tij...
Edhe ministrja Mirela Kumbaro, është bërë subjekt hetimi i SPAK, lidhur me urdhrin për shkatërrimin e basorelievit ballor të stadiumit “Qemal Stafa”, përcaktuar me vendim qeverie në vitin 1954 si “Monument Kulture i Veçantë i klasit të Parë dhe Mbrohet nga Shteti”.
Por Mirela Kumbaro që duhej ta mbronte, iu bind çmendurisë së kryeministrit Edi Rama, duke urdhëruar të shkatërrohej, ky monument me vlera të mëdha kulture e historike në fasadën e stadiumit kombëtar, ndërsa 12 orë pas urdhrit të saj, mesnatën e 11 gushtit 2016 iu vu ruspa.
Dihet, që urdhrin faktik e ka dhënë Babloku i pazarit për stadiumin e ri, por Mirela Kumbaro, në atë kohë ministre Kulture, ka firmosur urdhrin për ta hequr nga lista e monumenteve të kulturës.
Prandaj drejtësia ka nisur të merret me Kumbaron, si ministre që ka firmosur, urdhrin, në shkelje të ligjit për monument e trashëgimisë kulturore, duke shkatërruar monumentin te stadiumi.
Këtë fakt e kanë dëshmuar ish-vartësit e saj në SPAK, ku përveçse janë zbërthyer para prokurorëve, kanë deklaruar se kanë qenë zbatues të urdhrit të Mirela Kumbaros; dhe nuk kanë pse bëjnë burg, për abuzimet e saj, si autoriteti përgjegjës që ka detyrim të mbrojë monumentet.
A do të merret e pandehur Mirela Kumbaro?
A do shkojë në burg për shkatërrimin e basorelievit “Monument Kulture i Veçantë i Klasit të Parë” në hyrje të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa?
Nëse SPAK heton listën e Monumenteve të Kulturës, do zbulojë se gjatë viteve që Mirela Kumbari ishte Ministre e Kulturës, ka shkatërruar 113 monument Kulture edhe brenda kalave, kishave xhamive e manastireve 300-400 vjeçar.
Shkatërrimin më barbar, Mirela Kumbaro ia ka bërë Butrintit, me kontratën koncesionare 15-vjecare, që i ka dhënë sallameri “Hako”-s, për të ndërtuar hotel e qebaptore betoni atje./Pamfleti
Lini një Përgjigje