
"Vjedhja ka qenë e madhe pasi fondi për këtë ujsjellës ka qënë rreth 4 miljon euro dhe aktualisht nuk ka një ujsjellës funksional, por ka mbetur vetëm në letra"...
Avokati Arben Llangozi ka bërë një denoncim ku shprehet se vijon prej 4 vitesh beteja ligjore mes banorëve të Lumasit në Kuçovë dhe kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari.
Shkaku i kësaj beteje ligjore sipas Llangozit është bërë një ujësjellës i cili po ndërtohet në zonë të mbrojtur në kanionin e lumit Sinec.
Avokati ngre akuzat që ka patur një vjedhje shumë të madhe për këtë ujësjelllës ku fondi arrin vlerën rreth 4 miljon euro.
Më tej Llangozi shkruan se kompania mbikqyrse e punimeve, "IKN", me administrator Ilmi Mysliu në lidhje të ngushtë me Salillarin (Salillari nuni i fëmijës) ka falsifikuar situcionet e punimeve, duke përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit.
Avokat Llangozi shkruan se studio ligjore që ka në mbrojtje 120 banor të fshatit Lumas bashkia Kuçovë, ditën e sotme ka depozituar kallzim në SPAK kundër kompanisë "Salillari" kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, kompanisë "IKN", të Ilmi Mysliu, kompanisë CIVIL CONS meadministratore Valbona Bejkaj e cila ka bërë kolaudimin në letra.
Ai shkruan se vjedhja në këtë projekt rezulton mbi 1.5 milion euro dhe kjo vjedhje është bërë nga Ilmi Mysliu. Avokati shton se Mysliu në lidhje të ngushtë me Salillarin (Salillari nuni i fëmijës) ka falsifikuar situcionet e punimeve dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit.
"Prej rreth 4 vitesh vijon beteja ligjore midis banorëve të Lumasit Kuçovë dhe kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari. Shkak është bërë një ujsjellës i cili po ndërtohet në zonë të mbrojtur në kanionin e lumit Sinec.
Vjedhja ka qenë e madhe pasi fondi për këtë ujsjellës ka qënë rreth 4 miljon euro dhe aktualisht nuk ka një ujsjellës funksional, por ka mbetur vetëm në letra.
Kompania mbikqyrse e punimeve, INSTITUTI I KONSULENCES NE NDERTIM "IKN", me nr Nipti K71828007J, me administrator Ilmi Mysliu në lidhje të ngushtë me Salillarin (Salillari nuni i fëmijës) ka falsifikuar situcionet e punimeve.
Kompania Salillari ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit dhe nga bashkia Kuçove me situacione punimesh të falsifikuara.
Studio ligjore "Jurisprudenca" ka në mbrojtje 120 banor të fshatit Lumas bashkia Kuçovë, dhe ditën e sotme ka depozituar kallzim në SPAK kundër kompanisë "Salillari" kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, kompanisë "IKN", shtetasit Ilmi Mysliu, kompanisë CIVIL CONS meadministratore Valbona Bejkaj e cila ka bërë kolaudimin në letra.
Studio ligjore "Jurisprudenca" ka caktuar një grup ekspertësh privat, të cilët kanë kryer një akt- ekspertimi i cili është përdorur në SPAK si provë për fillimin e hetimeve.
Sipas aktit të Ekspertinit, vjedhja në këtë projekt rezulton mbi 1.5 milion euro dhe kjo vjedhje është bërë nëpërmjet situacioneve të falsifikuara nga Ilmi Mysliu. Ilmi Mysliu në lidhje të ngushtë me Salillarin (Salillari nuni i fëmijës) ka falsifikuar situcionet e punimeve dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit.
Një tjetër falsifikim kemi edhe në akt kolaudimin e punimeve të kryer nga kompania CIVIL CONS me administratore Valbona Bejkaj. Kompania CIVIL CONS me administratore Valbona Bejkaj, ka vendosur në akt kolaudim punime të cilat nuk janë kryer asnjëherë nga kompania Salillari që do të thotë se kemi një akt kolaudim fiktiv", shkruan Llangozi.
Lini një Përgjigje