TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Janar 2024, 11:49

Mashtrim tatimor/ Ilir Beqja e ka deklaruar me humbje restorantin e tij, në 4 vitet e aktivitetit

Shkruar nga Pamfleti
Mashtrim tatimor/ Ilir Beqja e ka deklaruar me humbje restorantin e tij, në
Restoranti i ish- ministrit Ilir Beqja /

 Drejtori i tatimeve Ceno Klosi, i ka pranuar si të rregullta e të sakta këto bilance false të hartuara nga Ilir Beqja, megjithëse e di që Restorant-Bar Kafe “Gzona” ka xhiro dhe fitime të mëdha e nuk është mensë bamirësie...

Ish-ministri Ilir Beqja, restorantin e tij luksoz “Gzona” te Kalaja e Tiranës, të maskuar pas emërtimit tregtar “Albanian food and hospitality Sh.p.k”, e ka hapur në muajin janar 2019 duke e regjistruar me emrin e bashkëshortes Adriana Beqja.

Por ky restorant luksoz, raportohet me humbje, paçka se  frekuentohet nga biznesmenë, trafikantë e njerëz me portofol të fryrë të lidhur me pushtetin, sidomos nga zyrtarët e institucioneve të larta, madje shteti i jep miliona leke pagesa për “dreka e darka pune zyrtare”.

Sipas të dhënave në Tatime dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit, restorant “Gzona” i Ilir Beqjes ka dalë me humbje për të 4 vitet e aktivitet të tij, por ai nuk e ka mbyllur dhe vazhdon të mbajë hapur, veprim që është jashtë çdo logjike ekonomike.

Për vitin 2019, Ilir Beqja ka raportuar 90 milionë lekë të vjetra humbje; për vitin 2020 ka raportuar 12 milionë lekë humbje; për vitin 2021 ka raportuar 84 milionë lekë humbje; për vitin 2022 ka raportuar 49 milionë lekë humbje, e sipas informacionit, do raportojë me humbje dhe vitin 2023.

Mashtrim tatimor/ Ilir Beqja e ka deklaruar me humbje restorantin e tij, në

Drejtori i tatimeve Ceno Klosi, i ka pranuar si të rregullta e të sakta këto bilance false të hartuara nga Ilir Beqja, megjithëse e di që Restorant-Bar Kafe “Gzona” ka xhiro dhe fitime të mëdha e nuk është mensë bamirësie.

Gjersa SPAK ka filluar hetimin për Ilir Beqjen edhe për mashtrim fiskal, evazion e pastrim parash korrupsioni nëpërmjet restorantit të tij “Gzona” te Kalaja e Tiranës, duhet të marrë si provë krimi dhe faktin që restorantin e ka raportuar me humbje, duke falsifikuar bilancet vjetore të 4 viteve aktivitet.

Por si bashkëpunëtor i Ilir Beqjes në këtë mashtrim fiskal, duhet hetuar dhe Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, jo vetëm se i ka pranuar bilance false, por nuk ka zbatuar ligjin, që pas dy vitesh radhazi me humbje, duhej ta mbyllte me proces falimentimi këtë restorant./Pamfleti

gzona me humbje ilir beqja mashtrim tatimor

Lini një Përgjigje