TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Janar 2024, 10:56

Vjedhje 4 milionë Euro e Ilir Beqjes dhe Ermal Kurtulajt, me projektin fiktiv “EPHI” (Përmirëso Shërbimin Parësor)

Shkruar nga Pamfleti
Vjedhje 4 milionë Euro e Ilir Beqjes dhe Ermal Kurtulajt, me projektin
Ilir Beqja dhe Ermal Kurtulaj /

Kjo provë hajdutërie, mund t’i shërbejë SPAK-ut, në hetimin e dytë të nisur për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe bandën e tij; me të cilën ai ka vjedhur fondet e shëndetësisë dhe ka pastruar milionat e korrupsionit e ilaçeve kontrabandë...

Deri tani, në dosjen e SPAK për grupin “Beqja- Kurtulaj”, janë skeduar vjedhje në shëndetësi, fshehje aksionesh, tenderë me letra false dhe pastrim parash nëpërmjet shoqatave “Good Health” e “FIAA” të Ermal Kurtulajt dhe restoranteve të Ilir Beqjes, Ermal Mamaqit e Dhurata Thanasit.

Por pas një denoncimi të ardhur në “Pamfleti” e investigimit të bërë, zbuluam se Ilir Beqja, kur ishte Ministër Shëndetësie dhe vartësi i tij Ermal Kurtulaj, Drejtor Menaxhimi e Kontratash te Fondi i Kujdesit Shëndetësor, kanë kryer një vjedhje “të heshtur” me vlerë 4 milionë Euro.

Këtë vjedhje, ata e kanë realizuar nëpërmjet Projektit Shëndetësor “Përmirëso Kujdesin Parësor Shëndetësor”, të sajuar nga Ilir Beqja për gjoja rilindjen e shërbimit shëndetësor publik në qendrat shëndetësore dhe komunitetet e 10 qyteteve të vogla periferike.

Në programin e këtij projekti, ishte këshillimi për cilësi në shërbimin shëndetësor parësor, për popullatën e prekur nga epidemitë; për gatishmërinë e qendrave shëndetësore përmes mjediseve efikase; përvoja e mbikëqyrjes së sëmundjeve paralajmëruese, reagimi ndaj epidemive, përmbushja e misionit të punonjësve të shëndetësisë dhe aftësia e komunikimit me popullatën.

Projekti fiktiv është deklaruar me letra, sikur është zbatuar në bashkitë Kamëz, Pukë, Klos, Kuçovë, Kolonjë, Has, Tepelenë, Patos, Selenicë e Bulqizë, me fonde nga 400 mijë Euro, të cilat sipas dokumenteve, janë përdorur për të këshillat e shërbimit shëndetësor parësor të banorëve.

Drejtues në këtë projekt, ish-ministri Ilir Beqja emëroi vartësin e tij Ermal Kurtulaj, ndërsa koordinatore projekti emëroi Artjola Zaimin, sekretare te Spitali Amerikan.

Saktësojmë, se një projekt i tillë shëndetësor i quajtur “Enhancing Primary Health Care-Këlcyrë” (EPHIK), është zbatuar në Këlcyrë gjatë muajit korrik 2022 nga Komiteti i Përbashkët i Qeverive Shqiptaro-Italiane (IADSA) me vlerë 340 mijë Euro, nisur pas kërkesës që bëri Ministria e Shëndetësisë.

Por edhe këtë projekt shëndetësor me financim italian, ministrja Ogerta Manastirliu ia dha Ilir Beqjes; vërtetuar nga fakti, që Drejtues Menaxherial i projektit, ishte përsëri sekseri dhe vartësi i tij Ermal Kurtulaj, me pagë mujore 1.5 milionë lekë.

Kjo provë hajdutërie, mund t’i shërbejë SPAK-ut, në hetimin e dytë të nisur për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe bandën e tij; me të cilën ai ka vjedhur fondet e shëndetësisë dhe ka pastruar milionat e korrupsionit e ilaçeve kontrabandë./Pamfleti  

ilir beqja ermal kurtulaj 4 milionë euro vjedhje

Lini një Përgjigje