TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Dhjetor 2023, 16:48

“Rrezikon 12 vite burg”/ Izolimi i Berishës bujë te mediat e huaja, theksi vendoset te “non grata” amerikane

Shkruar nga Pamfleti

“Rrezikon 12 vite burg”/ Izolimi i Berishës bujë te mediat

Vendimi për të izoluar në banesë ish-kryeministrin Sali Berisha është pasqyruar dhe në mediat amerikane....

Masa e arrestit shtëpiak për Sali Berishën ka bërë bujë te mediat e huaja.

Ish-kryeministri u izolua në banesë pas një vendimi të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, ndërkohë që mediat e huaja e vendosin theksin te “non grata” amerikane dhe akuzat për korrupsion.

Media si “Reuters”, ABC News”, “Associated Press” dhe disa të tjera kanë shkruar për këtë zhvillim.  

Një gjykatë në Shqipëri urdhëroi të shtunën që ish-presidenti dhe kryeministri Sali Berisha të vendoset në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion në lidhje me kohën e tij në detyrë. Prokurorët akuzojnë Berishën, 79 vjeç, se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e një toke shtetërore. Berisha ka mohuar çdo akuzë”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Por më tej vihet theksi te goditja që Berisha mori para dy vitesh nga amerikanët. Mediat ndërkombëtare shprehen se ai është sanksionuar si i korruptuar.

Berisha shërbeu si president nga viti 1992 deri në 1997 pas rënies së trazuar të komunizmit në vendin e varfër të Ballkanit jugperëndimor dhe si kryeministër nga 2005 deri në 2013. Në vitin 2021, SHBA i ndaloi hyrjen Berishës dhe familjes së tij. DASH e akuzoi atë se ishte përfshirë gjatë kohës që ishte kryeministër, në “akte korruptive” që përfshinin përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe pasurimin e të afërmve dhe aleatëve politikë”, thekson “Reuters”.

Ndërsa AP, ka përmendur dhe një reagim të Shkëlzen Berishës, teksa thekson se ish-kryeministri rrezikon një dënim shembullor. “Prokurorët kanë thënë se nëse shpallet fajtor, Berisha përballet me një dënim me burg deri në 12 vjet”, shprehet “Associated Press”. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje