TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 15:33

Detajet nga arresti shtëpiak i Berishës, policët do t’i shkojnë çdo ditë tek dera; kreu i “Foltores” merr në dorë vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Detajet nga arresti shtëpiak i Berishës, policët do t’i

Zbardhen detaje nga masa e sigurisë që Gjykata e Posaçme vendosi sot ndaj Sali Berishës. Fillimisht u tha se ai do të rrijë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë, por GJKKO ka sqaruar se nuk do të ndodhë kështu.

Ndaj tij do të ketë kontroll periodik. Kjo do të thotë se një efektiv policie do t’i shkojë te shtëpia çdo ditë në një orar të caktuar dhe do të verifikojë nëse ai ndodhet apo jo në banesë. Ndërkohë nuk është ende e qartë pjesa e ndalimit të komunikimeve me persona jashtë familjes, nëse kjo vlen për rrjetet sociale dhe komunikimet telefonike.

Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi kur ndaj tij u vendos “detyrim paraqitje”, Berisha këtë herë i ka pritur në banesë oficerët e policisë gjyqësore, të cilët i kanë komunikuar vendimin. Ata kanë qëndruar diku te 10 minuta në banesë dhe janë larguar.

 

Lini një Përgjigje