Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e konsideron ekzekutim brutal të opozitës vendimin e sotëm të GJKKO-së për masën ndaj Sali Berishës.
Topallli e quan vendimin një proces të turpshëm politik
"Vendimi i sotëm për arrestimin e Kryetarit të opozitës , (sepse ky i fundit ka zbatuar programin e tij elektoral) është ekzekutimi me brutal i opozitës, (që sjell në memorie ekzekutimin e grupit të deputetëve nga Enver Hoxha ne “46); Eshtë mesazhi i tronditjes së besimit, se në vendin tonë do ketë me pluralizem real apo shtet të së drejtës.
Vendimi i sotëm i gjykateses të larguar nga sistemi i drejtësisë për korrupsion nga ish Presidenti Berisha, është ironia me e pabesueshme e gjithë këtij procesi të turpshëm, të pastër politik. Tashmë është e qartë për cdo njeri me nivel mesatar, se gjykatesit jane kthyer në noter të hetuesve politik!
Vendimi i sotem per nje dosje, qe nuk ka ceshtje, nuk ka prova, nuk ka fakte , qe eshte ngritur mbi shkelje te renda kushtetuese e ligjore, qe eshte iniciuar nga qeveria, e mbi te gjitha per fajin se ish Kryeministri ka votu per nje ligj, qe ishte ne programin e tij elektoral eshte nje kuje per shtetin!
Vendimi i sotem larteson edhe me shume kryetarin e opozites z. Sali Berisha i cili si askush tjeter ka mbrojtur pluralizmin e Kushtetuten sic i takon liderit ,qe themeloi bashke me bashkepunetoret e tij te kohes,partine e pare opozitare kunder nje prej dijtaturave me brutale qe ka njoh historia jone.
Sali Berisha është politikani me i votuar ne 3 dekada!
Vendimi i sotëm politik per arrestimin e ish Presidentit, ish Kryeministrit, Kryetarit te opozites vetem ka ngjitur ne piedestal Sali Berishen duke e kthyer ne nje titan; …por na zvoglon te gjithe ne te tjereve, na zvogelon e na turperon si shoqeri.Inkuizicioni kundër tij është i pabesueshëm.
Me vendim gjykate nuk e njohën si Kryetar i Partise Demokratike edhe pse ishte votuar nga një stermaxhorance e demokratëve. Kjo nuk ndodh as në regjimet autoritare.
Me vendim të turpshem e politik te gjykatës i vodhen emrin e vulën e Partisë Demojratike.
Me vendim politik i hoqen emrin nga fleta e votimit, i hoqen te drejten e perfaqesuesve te tij ne komisione, i hoqen te drejten e financimit te partise, i hoqen emrin si drejtues i koalicionit. Me vendim politik i futën në burg familjarët e tij.
Ndërkohe ,që cdo dite lexojme per korrupsion të pabesueshem te ministrave dhe ish ministrave të rilindjes .. e megjithate ata jane të lirë.
E pastaj kur mendon që ky korrupsioni i pa ndalshemi i Beqajt psh, është shumë pak në krahasim me skemen e vjedhjes së shekullit të inceneratoreve… nuk të mbetet tjetër veç të mendosh edhe një herë se ky vend do vazhdojë të braktiset nga njerezit, që vazhdojnë te ikin neper botë nga padrejtesia që perjetojnë.
Por, vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit të opozitës, shoqëruar me detyrimin për të mos komunikuar me askënd eshte surreal.
Ky vendim ia kalon edhe vendeve si Myanmar ( ne azine e larget), ku kane arrestuar kryetaren e opozites, por nuk kane shkuar deri aty sa t’i ndalonin komunikimin.
Kjo eshte shprehja me elokuente e faktit se vendimi i sotem i gjykateses eshte jo vetem politik dhe i urdheruar, por qe demostron urrejtjen dhe friken qe kane nga Kryetari i Partise Demojratike z. Sali Berisha.
Frikë nga të vërtetat që thotë; frikë nga denoncimi i aferave e skandaleve qeveritare; frikë nga nominimi i kriminelëve që bashkepunojnë me pushtetin; frikë nga fakti se i vetëm ka mbledhur mbi gjysëm milion vota pa emrin e tij në fletë votimi, pa emrin e partisë perballë gjithe makinerisë së parave e bandave kriminale.
Sot Shqipëria është më e vogël.
Urdhëruesit dhe zbatuesit nuk arritën as tëfshehin urrejtjen e hakmarrjen e tyre, aq sa vendimin e tyre e dhanë në prag te vitit te ri, ashtu siç firmosën shkresen e pare kunder Z.sali Berisha , ne diten e datelindjes se tij.
Edhe në kohë luftrash në prag festash ka armëpushim. Në këta kushte vetëm reagimi i qytetareve është rrugedalja. Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë!"-shkruan Topalli.
Lini një Përgjigje