TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 14:02

"Opozita e dobët", Rama ironizon Bashën: Është duke fjetur, edhe po të zgjohet nuk presim gjë të re

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita e dobët", Rama ironizon Bashën: Është

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët ka folur edhe për kreun e opozitës, Lulzim Bashën, për të cilin tha se duhet të jetë “në gjumë”.

I pyetur për një frymë te re opozite, Rama u shpreh se ajo është shumë e dobët dhe se më mirë opozitën do të mund t’ja bënte vetes.

"Nëse do merrja përsipër të bëja opozitën e vetes time dhe qeverisë do isha shumë më i zoti se gjithë këta, mund t’jua the.. Por s’mund ta bëj. U mbyll viti me një opozitë të dobët, por nuk është pjesë e misionit tim që të ndërtoj një opozitë të fortë. Më vjen shumë keq po këtë e kam thënë prej kohë, jo se jam profet as shoh filxhan, po duhet të ishe shumë i verbër që të mos e shikoje prej kohësh se kjo do vinte.

Lulzim Basha s’dihet ku është. Mund t ju them se tani në këtë orë është duke fjetur. Jam i sigurtë. Po dhe po të zgjohet nuk presim gjë të re", tha Rama.

I pyetur për çështjen e 21 Janarit, kryeministri tha se pa marrë zgjidhje kjo çështje, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar moralisht.

Dhe sa i takon Bashës, e cilësoi si pjesë të zinxhirit të komandimit, sa koha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm.

"Sa i përket 21 Janarit, pa u gjykuar 1 Janari dhe pa dënuar fajtorët e vërtetë drejtësia në Shqipëri do të jetë një drejtësi e gjymtuar moralisht.

Sa i përket Lulzim Bashës, ka qenë ministër i Brendshëm, është padiskutim pjesë e zinxhirit komandues, por unë nuk bëj as Prokurorinë as gjykatësin, por unë mund të them që 21 Janari është krim shtetëror dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut është kaq i qartë, ku është vendosur e zeza mbi të bardhë nga dora e gjykatësve me reputacionin më të lartë në Evropë. Aty ka një zinxhir krimesh, nuk është vetëm vrasja", u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje