TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 15:22

Tabaku reagon për arrestin ndaj Berishës: Armiku më i madh i të vërtetës nuk është gënjeshtra…por miti!

Shkruar nga Pamfleti

Tabaku reagon për arrestin ndaj Berishës: Armiku më i madh i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për vendosjen e Sali Berishës nën arrest.

Ajo ka zgjedhur të përdorë fjalët e ish-presidentit John F. Kennedy.

John F. Kennedy përsëriste shpesh se ‘Armiku më i madh i të vërtetës nuk është gënjeshtra…por miti” Miti se qeveria socialiste është e pastër teksa ish-ministrat janë nën akuzë për korrupsion nuk tingëllon aspak e vërtetë. Llogaridhënia nuk është selektive! Ministrat e korruptuar reflektojnë sistemin. Kur ato akuzohen për korrupsion janë dëshmitarë të sistemit. Një qeveri që s’ka gisht në “përgjegjësinë personale” nuk justifikohet, ajo parandalon, mbikëqyr dhe lufton korrupsionin!”, ishte reagimi i Tabakut.

 

Lini një Përgjigje