Prokuroria e Posaçme dhe policia nuk kanë humbur kohë sa i takon zbatimit të vendimit të gjykatës për vendosjen e Sali Berishës në “arrest shtëpie”.
Sipas informacioneve, SPAK e ka komunikuar vendimin te drejtoria e policisë dhe dy efektivë kanë shkuar te banesa e ish-kryeministrit për ta informuar mbi masën e sigurisë dhe për të përcaktuar kushtet e zbatimit të saj. Po ashtu në banesën e Berishës ka shkuar dhe avokati i tij zoti Sokol Mëngjesi.
Lini një Përgjigje