Kryeministri Edi Rama e quajti sulmin kibernetik ndaj uebsjtit të Parlamentit si shumë të egër. Por, megjithatë kreu i qeverisë shtoi se pjesa më e madhe e dëmit është evituar.
Në lidhje me këtë, Rama deklaroi se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ligjvënësit do të kalojnë një ligj për sigurinë kibernetike.
Po ashtu, kryeministri sqaroi se sajti Parlamentit nuk ishte nën mbrojtjen e AKSHI-t, pasi ka një host-it të vetin.
“Sulmi i bërë mbi infrastrukturat që mbulon AKSHI është kthyer mbrapsht. Parlamenti ka një hostim të vetin, jashtë sferës që mbulon AKSHI. Qeveria ka vendosur që të çojë në Kuvend ligjin për sigurinë kibernetike. Të gjitha institucionet, përfshirë dhe gjykatat do të futen nën një ombrellë që quhet soku kombëtar”, tha Rama
Ky mekanizëm, sipas kreut të qeverisë, do të jetë garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike në nivel kombëtar.
“Një infrasturkturë që po ngrihet dhe e gatshme që të hostojë të gjithë nën mbrojtjen e agjencisë sonë të re që kemi krijuar për mbrojtjen kiberentike. Janë shumë hapa të tjerë që duhen hedhur. Kemi trashëguar një bathore digjitale”, shtoi ai.
Pritet që me ligjin e ri, edhe sektori privat do të detyrohet të marrë masa për sigurinë kibernetike.
“Të gjithë kompanitë dhe institucioneve do t’u nënshtrohen disa rregullave dhe do të financojnë për sigurinë”, përfundoi Rama.
Lini një Përgjigje