TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 14:15

Berisha në "arrest shtëpie", kërcënon Flamur Noka: Rama i ka bërë llogaritë gabim!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në "arrest shtëpie", kërcënon Flamur Noka:

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie’ ish-kryeministrin Berisha.

Ai thotë se Rama e ktheu Shqiperinë në Rusinë e vogël të Europës me arrestimin e liderit të opozitës. Noka shton se ish-kryeministri u arrestua pa prova, vetëm sepse po nxjerr fakte për Veliajn, Ëngjëll Agaçin. 

Deputeti theksoi se rruga e vetme për të rrëzuar Ramën është mosbindja civile.

“Me vendimin e sotem Drejtesise Politike mund te themi se Edi Rama e ktheu Shqiperine ne Rusine e vogel te Europes me liderin e opozites te arrestuar. Sot lideri i opozites Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnje akuze, pa asnje fakt e pa asnje prove …thjesht sepse ne liri dhe ne aktivitet politk i kall daten Edi Rames dhe bandes se pushtetit. Arrestohet sepse po i diskretitonte cdo dite e me shume me fakte e prova Drejtesine e Re Politike e cila fsheh, asgjeson provat per Erion Veliajn, Engjell Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike per kreret e opozites…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundershtareve te Regjimit. Llogarite i kane bere gabim. Mosbindja civile per te gjunjezuar kete narkoregjim per opoziten dhe shqiptaret eshte rruga e vetme. O Sot o Kurre”, tha Noka nw reagimin e tij.

Lini një Përgjigje